E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala klauzole 4 mln euro per largimin

Cudia

Mediat gjermane kane zbuluar detaje mjaft pikante te kontrates se Altin Lales. Ne marreveshjen qe ka me klubin gjerman Hanover 96 per mesfushorin shqiptar ekziston nje klauzole mjaft e cuditshme nese ndonje skuader qe militon ne Champions League do te jete e interesuar per sherbimet e lojtarit ata duhet te paguajne plot 4 milione euro. Kontratat ne futbollin modern permbajne pika te mira dhe te keqija avantazhuese per klubin apo per futbollistet. Megjithate klauzola e vendosur per Lalen eshte cilesuar zbavitese duke pasur ne konsiderate disa elemente rreth kapitenit kuqezi. Ne fakt vetem pak jave me pare kavajasi ka festuar 35-vjetorin e lindjes ndersa kontrata e tij me Hanoverin skadon ne fund te ketij sezoni. Pretendimet per te perfituar nje shifer te tille nga shitja e mundshme e mesfushorit shkaterrues gjithmone ne nje prej skuadrave qe militojne ne aktivitetin me prestigjioz per klube ne Europe nuk jane cilesuar ne sinkron me realitetin. Gjithsesi vlen per tu theksuar se te klubi i Bundesliges ngjyrat e te cilit i mbron prej 13 sezonesh prej vitit 1998 Altin Lala cilesohet si nje institucion nga drejtuesit por mbi te gjitha tifozet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›