Inter, ikën Maikon vjen David Silva?
Objektivi kryesor i ish-teknikut të Liverpulit duket se është David Silva i Valencias. Anësori 24-vjeçar vlerësohet me rreth 30 milionë euro, shumë që klubi nga Milano do ta sigurojë nga transferimi i brazilianit Maikon te Reali i Madridit. 29-vjeçari mund të kalojë në “Santiago Bernabeu” për 27 milionë euro.
Valencia mund të privohet nga shërbimet e David Silvës, duke pasur parasysh bilancet financiare negative. Nëse siguron shërbimet e 24-vjeçarit, Interi ka ndërmend të hidhet në sulm për dy futbollistët e Liverpulit, Havier Maskerano dhe Dirk Kait. Të dy mund të mbërrijnë në Milano për 40 milionë euro.