E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrike e Jugut, Platinishtrohet në spitalrrëzohet në restorant

JOHANESBURG- Presidenti i UEFA-s Mishel Platini është shtruar me urgjencë në spitalin e Johanesburgut në Afrikën e Jugut, pasi është rrëzuar në mënyrë të papritur në një restorant.

Këshilltari special i Platinisë, Uilliam Gajard, bëri të ditur se 55-vjeçari pësoi një rrëzim të papritur përpara se të niste darkën në Restorantin Pigale. Një gjë e tillë i bëri të gjithë të mendojnë se numri 1 i futbollit europian pësoi një atak kardiak, por FIFA bëri të ditur nëpërmjet një komunikate zyrtare se nuk bëhet fjalë për probleme me zemrën.

Ndërkohë, menaxheri i restorantit Pigale, Xhoni Miranda shpjegoi për Reuters momentin e rrëzimit të Platini. “Ai erdhi me 5 miq dhe porositën pijet e ushqimin, por një nga miqtë e tij më tha se nuk po ndjehej mirë dhe se donte të shkonte në dhomën e tij në hotel. Ai u çua, po ecte pak dhe në moment u plas në tokë. Për fat ishte një doktor në restorant”, u shpreh menaxheri. Mishel Platini e ka kaluar natën në spital pas këtij momenti. Ai është një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit, duke fituar kampionatin europian me Francën në vitin 1984. Që nga viti 2007, ai është zgjedhur president i UEFA-s.
(Altin Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›