E Diel, 1 Nëntor 2026

Komenti/Me lojëra fjalësh, Edvini po i fut kutitë në një thes

Edi Rama iu rikthye dje lojërave të fjalëve. Një gjë të tillë, jo komunikimin çdo të premte me gazetarët, por lojërat e fjalëve për çdo të premte, ai ka arritur ta shndërrojë tashmë në një “institucion” më vete.
Motivi për më shumë lojëra fjalësh dje, ishte më i madh se ai i javës së kaluar.
Në kushtet kur janë të tjerët që prodhojnë lajme dhe Edi Rama është i kushtëzuar të prodhojë lajme për lajmet e të tjerëve, ndryshe nga një javë më parë, kur ai u morë me lajmin e qeverisë për rritjen e pensioneve, këtë javë, u morë me lajmin e Parlamentit Europian, për rezolutën e miratuar unanimisht prej eurodeputetëve.
Në këtë “strategji” të tijën, nëpërmjet së cilës, Edi Rama prodhon lajme për lajmet e të tjerëve, nëpërmjet “standardit” të ti të tipit lojëra fjalësh, dje u rrek në lakimin në të gjitha rasat e mundshme të gjuhës shqipe të togfjalëshave “kutitë e fletëve të votimit” dhe “kutitë e materialeve të votimit”. Duke i qëndruar strikt, më e mira mohimit dhe më e keqja mosnjohjes së Kodit Zgjedhor, që vetë e shkroi dhe vetë e vulosi, Edi Rama, në lojëra fjalët e djeshme, mundohej ti vinte shenjë barazimi “kutive të fletëve të votimit” dhe “kutive të materialeve të votimit”.
Një shenjë të tillë barazimi, Edi Rama mund ta vërë (me qenë se ashtu ia do puna, të gënjejë veten dhe të vetët, se mund të hapen e rinumërohen të dyja palët...), por vetëm, kur ai ta rishkruajë dhe ta vulosë edhe një herë vetë Kodin e ri të mundshëm Zgjedhor.
Për aq kohë, sa nuk kemi një Kod tjetër të ri të mundshëm Zgjedhor, përpos dëshirës së Edi Ramës, nuk mund të sillemi sikur nuk eksiton Ligji Nr. 10019, i datës datë 29. 12. 2008, i njohur ndryshe si “Kodi Zgjedhor”. Ndaj, për aq kohë sa askush tjetër, veç Edi Ramës, nuk e ka guximin ta injorojë këtë kod, atëherë detyrimisht duhet pranuar, i lexuar, ashtu sikurse ai është shkruar e vulosur vetë nga Edi Rama...
Dhe në një lexim të tij, që në fillimet e tij, “Kodi Zgjedhor”, nuk i lë vend pretendimeve të Edi Ramës, për të vënë shenjën e barazimit midis “kutive të fletëve të votimit” dhe “kutive të materialeve të votimit”.
Në morinë prej 186 nenesh të “Kodit Zgjedhor”, janë një numër i konsiderueshëm prej tyre, sikurse nenet, 99, 113, 114, 115, 116, 118, 119, 138, 178, etj, që ndërsa shpjegojnë: procedurat për përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor dhe dërgimin e materialeve zgjedhore; mbylljen e votimit dhe numërimin e votave; dorëzimin e materialeve zgjedhore dhe numërimin e votave; ankimimin në rrugë administrative të vendimeve të komisioneve zgjedhore etj..., etj..., të cilët përdorin dy “terminologji” të ndryshme për “kutitë e materialeve të votimit” dhe “kutitë e fletëve të votimit”, duke sanksionuar qartazi, se çfarë është njëra dhe çfarë është tjetra, sikurse edhe duke specifikuar se kur hapet njëra, e kur hapet tjetra, me gjithë sforcon e Edi Ramës, për ti futur në një thes, “kutitë e materialeve të votimit” dhe “kutitë e fletëve të votimit”.
Për aq kohë sa Edi Rama del për çdo të premte në komunikim me gazetarët, thjesht dhe për të bërë lojëra fjalësh edhe dje ai ia doli të ishte në lartësinë e “standardit” të vendosur prej atij vetë, për të prodhuar lajme për lajmet e të tjerëve, nëpërmjet lojërave të fjalëve..., duke hapur thesin e duke futur e nxjerrë “kutitë e fletëve të votimit” dhe “kutitë e materialeve të votimit”

Pjesë të Kodit Zgjedhor, që bëjnë dallimin “Kutitë e fletëve të votimit”, nga “kutitë e materialeve të votimit”.

LIGJ
Nr. 10019, datë 29. 12. 2008

KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë

Neni 99
Përveç kutive me materialet zgjedhore, sipas pikës 1 të këtij neni, KZAZ-ve u jepen: kuti votimi për çdo qendër votimi...

Neni 113
Pas marrjes së vendimit për mbylljen e votimit, kryetari së bashku me anëtarët e KQV-së kryejnë, sipas radhës, veprimet e mëposhtme:
1. Kryetari, nën vëzhgimin e të gjithë anëtarëve të KQV-së, vulos kutitë e votimit me kodin e sigurisë të dërguar nga KQZ-ja...
6. Në përfundim të veprimeve të parashikuara në pikat 1 deri në 5 të këtij neni, mbyllen në kutinë e materialeve zgjedhore...

Neni 114
1. Menjëherë pas përfundimit të veprimeve të parashikuara në nenin 113 të këtij Kodi, kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutia me materialet e votimit dërgohen në Vendin e Numërimit të Votave...
2. Kutia/kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutia me materialet e votimit dorëzohen në Vendin e Numërimit të Votave sa më shpejt që të jetë e mundur...

Neni 115
1. KZAZ-ja cakton për marrjen në dorëzim të kutisë/kutive të votimit me fletët e votimit dhe të kutisë/kutive me materialet e votimit një ose më shumë grupe të marrjes në dorëzim...
2. Gjatë marrjes në dorëzim, grupet e marrjes në dorëzim:
a) shënojnë në Procesverbalin e Marrjes në Dorëzim numrat e kodeve të sigurisë së vulave, me të cilat është mbyllur kutia e votimit me fletët e votimit dhe kutia me materialet e votimit;
b) verifikojnë në çast përputhjen e numrave të kodeve të sigurisë së vulave, me të cilat janë mbyllur kutitë e votimit dhe kutia e materialeve të votimit...
3. Në rast se gjatë marrjes në dorëzim të kutive të votimit me fletët e votimit dhe të kutisë me materialet e votimit, grupi i marrjes në dorëzim konstaton se...
4. Në rastet kur për një qendër votimi, gjatë marrjes në dorëzim të kutive nga grupet e marrjes në dorëzim për kutitë me fletët e votimit..., ndërsa kutia me materialet e votimit...
5. Kutitë e votimit të përcaktuara si “KUTI E PARREGULLT” në asnjë rastnuk hapen... Ato dërgohen së bashku me kutinë e materialeve të votimit në KQZ...
6. KZAZ-ja mban Procesverbal Konstatimi, në të cilin shënohen të dhënat për kutitë e votimit me fletët e votimit ose kutitë me materialet e votimit të deklaruara të parregullta...
8. Procesverbali i Marrjes në Dorëzim përgatitet nga KQZ-ja në formën e një formulari tip dhe duhet të përmbajë, kohën e marrjes në dorëzim, numrin e qendrës së votimit, vulave me kodet e sigurisë, me të cilat janë mbyllur kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve të votimit...
9. Kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve të votimit, të marra në dorëzim nga grupet e marrjes në dorëzim, vendosen në vendin e përcaktuar paraprakisht nga KZAZ-ja...

Neni 116
1. KZAZ-ja merr vendim për fillimin e numërimit të votave vetëm pasi të ketë marrë në dorëzim të gjitha kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve të votimit...
2. Anëtarët e grupeve të numërimit..., marrin nga stiva e kutive të votimit kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutinë respektive me materialet e votimit të vetëm një qendre votimi...
3. Fillimisht Grupi i Numërimit kryen procedurat e verifikimit të të dhënave në Procesverbalin për Mbylljen e Votimit. Për kryerjen e verifikimit, Grupi i Numërimit ndjek këto procedura: numëruesi i parë merr kutinë me materialet e votimit...
4. Pas kryerjes së verifikimit, numëruesi i parë i Grupit të Numërimit mbyll kutinë e materialeve të votimit...
5. Në vijim, numëruesi i parë vendos mbi tryezë kutinë e votimit me fletët e votimit...

Neni 118
4. Në përfundim të numërimit të fletëve të votimit për çdo kuti votimi...
6. Pas numërimit dhe vlerësimit të votave, sipas këtij neni, për çdo kuti me fletët e votimit...

Neni 119
3. ... Zarfet me fletët e votimit për subjektet zgjedhore, zarfi me fletët e votimit të pavlefshme, zarfi me fletët e votimit të kontestuara dhe zarfi me Procesverbalin e Vulosjes futen në kutinë e votimit... Grupi i Numërimit, për kutitë e votimit me fletët e votimit për partitë politike ose koalicionet zgjedhore, në rastin e zgjedhjeve vendore, kryen të njëjtat veprime të përcaktuara në nenet 116 deri në 119 të këtij Kodi...
4. Grupi i Numërimit merr nga stiva e kutive të votimit kutitë me fletët e votimit dhe me materialet e votimit të qendrës tjetër të votimit, vetëm pasi ka dërguar në vendin e caktuar...

Neni 178
6. Me marrjen e kutive të votimit dhe fletëve të votimit të papërdorura dhe pas përfundimit të afatit për ankimet, sipas këtij Kodi, KQZ-ja hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›