E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ruajtja e kufijve aktualë në Ballkan, thelbësore për stabilitetin

Në samitin e Dubrovnikut, kryeministri shqiptar ka komentuar gjerësisht spekullimet lidhur me shkëmbimin e mundshëm të territoreve, duke e cilësuar këtë qasje, si jorealiste dhe që dëmton investimet dhe perspektivat që BE ka për rajonin

Kryeministri Sali Berisha po merr pjesë në samitin e Dubrovnikut, që trajton temën “Europa Juglindore, përballja me sfidat globale”. Në samit marrin pjesë kryeministrat e Krocisë Jodranka Kosor, Italisë Silvio Berluskoni, Francës Francois Fillon, i Polonisë Danald Tusk, i Sllovenisë Borut Pahor, i Bullgarisë Boyko Borisov, i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, i Bosnje Hercegovinës Nikola Spiriç, i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian.
Kreu i qeverisë Berisha ishte një nga folësit, ku trajtoi qeverisjen ekonomike, bota pas krizës më të rëndë financiare dhe ecja drejt ekonomive të zhvilluara.
Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar u përqendrua në zhvillimet ekonomike në vend, arritjet dhe përballimi i pasojave të krizës botërore. Shefi i ekzekutivit informoi të pranishmit se ekonomia shqiptare ia doli ta përballë mirë krizën ekonomike globale. Berisha tha se kjo u bë e mundur përmes ndjekjes së një politike efektive nga qeveria, duke mbajtur të gjalla investimet, barra e ulët fiskale dhe duke shkurtuar ndjeshëm shpenzimet buxhetore.
“Vendi im ia doli të përballet më mirë me këtë krizë. Ne regjistruam një rritje prej 8% në 2008, 3.5 për qind vitin e kaluar, dhe përsëri kemi një rritje. Dua të ndaj me ju disa momente të saj. Unë besoj se arsyet më të mëdha pse ekonomia jonë e vogël mbijetoi sepse kjo krizë e gjeti vendin tonë me një barrë të ulët fiskale. Unë besoj se ishte një element i rëndësishëm që e ndihmoi ekonominë tonë t’ia dilte më mirë. Shumë herë kam menduar për një shprehje të Ronald Reganit që thotë se ‘Qeveria është problemi’. Në shumë aspekte, qeveria mund të jetë një problem. Por, unë mendoj se problemi më i madh janë paratë. Për këtë, ne na nevojiten më shumë para për investime. Ne po investojmë fuqishëm në infrastrukturë, po investojmë 10 për qind të GDP-së. Qëllimi ynë nuk është që të bazohemi më shumë tek konsumi, por më shumë tek investimet”, u shpreh kryeministri Berisha.
Kreu i qeverisë i bëri thirrje vendeve të Eurozonës, të ndërhyjnë tek Euro, për të ndihmuar vendet dhe të parandalohen situatat e vështira në të ardhmen. Sipas kryeministrit, Shqipëria është një vend jashtë zonës Euro, por është një vend i eurozuar.
“Ne kemi një administratë të vogël. Një ekonomi reale përpiqet të ngjitet serish në një sistem bankar shumë të ngurtë. Euro ka filluar të kthehet sërish në Shpatën e Demokleut për ekonominë tonë të eurozuar. Kjo është e vërteta. Do të kërkojë që të hidhni një sy nga vendet tona. Ne jemi jashtë Eurozonës, por jemi një vend i eurozuar. Banka Europiane për Investime, BERZH-i, po adoptojnë politika më agresive, por ende kur unë shoh sistemin tonë bankar në një situatë ende të ngurtë, unë kuptoj se më shumë ndërhyrje tek euro do të ishin të një rëndësie jetike për të na ndihmuar ne të parandalojmë një situatë të vështirë dhe serioze në të ardhmen”, tha kryeministri.
Më tej gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te bashkëpunimi rajonal, duke e konsideruar këtë si një hap pozitiv drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor. “Vendet tona, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia është më afër, të gjithë vendet tona po punojnë shumë seriozisht për projektet tona europiane. Vende, që tani po shikojnë si të punojmë më ngushtësisht së bashku. Unë jam thellësisht i bindur se bashkëpunimi rajonal, miqësia, është jetësore për të ardhmen e tyre. Por, çfarëdo ka ndodhur në rajonin tonë, në vendet tona, një gjë është sigurt, forca kryesore nxitëse mbetet integrimi në BE. Prandaj, vendet tona po mundohen të largohen nga e shkuara e tyre. është një moment shumë interesant për vendet tona, interesi i tyre kombëtar po bëhet identik me idealet europiane, interesin evropian”, tha kryeministri Berisha.
Gjatë fjalimit te tij, kryeministri Berisha eshte ndalur gjeresisht ne spekullimin aktual te mediave, ate per idetë e shkembimit të territoreve ne rajon. “çfaredo ka ndodhur ne rajonin tone, ne vendet tona, nje gje eshte sigurte, forca kryesore nxitese mbetet integrimi ne BE, tha kryeministri shqiptar. Prandaj, vendet tona po mundohen te largohen nga e shkuara e tyre. Eshte nje moment shume interesant per vendet tona, interesi i tyre kombetar po behet identik me idealet europiane, interesin europian. Une jam plotesisht dakord me kryeministrin Pahor se ka ende probleme, dhe rruge me e mire per ti zgjidhur është mbajtja e interesave europiane, idealeve europiane si gjeja me e mire per vendet tona. Une përshendes marreveshjen qe nenshkruan qeverite e Sllovenise dhe Kroacise. Une pergezoj gjithashtu kombin sloven per rezultatin e arritur ne referendum. Sepse cdo sinjal i gabuar ne Bruksel demton te gjithe rajonin. Vende te tjera po zgjidhin problemet e tyre. Pershendet progresin qe Kosova dhe Maqedonia bene me kufijte e tyre, duke zgjidhur problemin e kufijve ne nje rruge shume te civilizuar. Ne duhet te biem dakord te gjithe qe te ruajme kufijt aktuale. Ka ende konflikte per kufijt. Por, kjo eshte shume anti-produktive dhe e rrezikshme. Vendet perendimore kane bere investime te jashtezakonshme ne kete rajon dhe ruajta e kufijve aktuale eshte ne interesin europian, idealeve europiane, por edhe nje interesin e vendeve tona. Jam kryeministri i Shqiperise, nje komb qe jeton ne tre shtete te tjera. Por, sidoqe te jete, ky eshte nje vazhdim gjeografik dhe etnik. Askush nuk eshte nje enklave. Por unë e them me zë të lartë, se ruajtja e kufijve aktual eshte ne interes te shqiptareve. Për Shqipërinë, ështe shume e rendesishme qe te bejë qe idealet tona te prevalojnë. Kështu, unë mendoj që ruajtja e kufijve aktualë ka një rëndësi thelbësore”.
Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, Kryeministri Berisha do të ketë takime dypalëshe me homologë të tij, pjesëmarrës në samit. Pjesë e delegacionit shqiptar është edhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, i cili do të marrë pjesë edhe në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›