Kalon klandestinënë Kakavijë, kapetpolici kufitar
GJIROKASTER- Një polic i pikës kufitare të Kakavijës është arrestuar mëngjesin e sotmë nga shërbimi i kontrollit të Brendshëm si dhe seksioni kundër trafiqeve në policinë e Gjirokastrës. Afrim Shena efektiv i policisë kufitare akuzohet për mitmarrje dhe sipas komunikatës për shtyp ka rënë në pranga pas një hetimi disa ditor ndaj tij në kuadër të operacionit “Stuhia veriore”. Ai është në hetim se ka lejuar kalimin pa regjistruar në sistemin Tims të një cifti të rinjsh nga qyteti i Fierit bashkë me një automjet me targa greke të verifikuar prej tij në pikën e kalimit kufitar me Greqinë.
Sipas hetimeve, makina e klandestinëve drejtohej nga Ermal Sheroku nga Skrapari, 29 vjeç i cili u arrestua menjëherë pasi kishte marrë nga 3 mijë euro për secilin nga klandestinët.
I arrestuari i dytë akuzohet se i kishte nxjerrë viza Shengen false dy personave që kishte në makinën e tij me të cilët vetë i tretë donte të kalonte kufirin.
Nga policia u bë i mundur edhe bllokimi i automjetit TIP Citroen me targa greke NZK 59 08, në tokën neutrale, pikërisht në momentin pasi kishte kaluar zonën shqiptare të kontrollit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 telefona celularë, 4 pasaporta si dhe automjeti tip Citoren.
(s.g/BalkanWeb)