Afrikë e Jugut, masaktrohet misi i paradës gej

Thapelo Makutle
Një i ri homoseksual është vrarë dhe masakruar në Afrikën e Jugut, raporton Al Xhazira. Trupi i Thapelo Makutle u gjet nën një kuvertë me fyt dhe gjuhë të prerë. Atij gjithashtu i ishte prerë dhe organi gjenital dhe i ishte futur në gojë.
Një zëdhënësi i organizatës LGBT, tha se masakrimi tregon se kemi të bëjmë me një krim për shkak të urrejtjes. Motivi i vrasjes ende nuk dihet por policia ka hapur një çështje për vrasje.
Mediet lokale të Afrikës së Jugut kanë raportuar se Makutle është vrarë për shkak se ishte transseksual ose gej. Makutle ishte lider i komunitetit gej në zonën e tij. Ai ishte shpallur edhe Miss gej. /F.S/