Droga që kthen njerëzit në kanibalë, nëna tenton të vrasë të birin

35-vjeçarja, Pamela Mccarthy
Është raportuar një tjetër ngjarje e rëndë lidhur me kanibalizmin tek njerzit, ku tregon se një lloj droge i shkakton njerëzve një lloj efekti duke i kthyre në kanibalë dhe ky rast përsëritet për të disatën herë.
Mediat në të gjithë botën japin lajme rreth kanibalëve, që hanë mish njeriu! Këto lajme makabre janë bërë shumë shqetësuese dhe ekziston frika e përhapjes së këtij fenomeni të paprecedent.
Rasti më i fundit është regjistruar në Nju Jork, ku një nënë e zhveshur lakuriq vrapon në rrugë duke ndjekur të birin e saj 3-vjeçar, me qëllim që ta vrasë.
I tronditur, një dëshmitar shprehet se, 35-vjeçarja e qëllonte me grushte të birin 3 vjeç dhe përpiqej që ta mbyste. Në ato momente gruas iu vërsulën qentë e fqinjit dhe i biri gjeti rastin që ti shpëtonte nga duart. Ai filloi të vraponte drejt të atit, që kishte dalë në rrugë për të parë se çfarë po ndodhte.
Kjo nënë ishte kthyer në përbindësh, pasi kishte konsumuar një sasi droge të lirë, që një njihet ndryshe bath salt. Kjo substancë dyshohet se i shtyn njerëzit të kryejnë krime të tmerrshme. Madje besohet se edhe kanibali Rudi Wuchin, i cili i hëngri 75% të fytyrës një njeriu të gjallë që e takoi rastësisht në rrugë, ka konsumuar këtë lloj droge.
Kështu edhe Pamela 35-vjeçare, në kulmin e krizës së saj, u zhvesh lakuriq dhe u përpoq të zhvishte edhe të birin (siç veproi edhe Rudi, që e zhveshi krejt viktimën e tij).
Sipas mjekëve specialistë, kjo substancë, u shkakton përdoruesve veç të tjerash edhe iluzionin se po digjen.

Fotoja e shkrepur nga fqinji gjatë kohës që 35-vjeçarja ishte nën efektin e drogës
Vraponte lakuriq në rrugë dhe mbante për qafe një nga qentë e komshisë. Më pas u rrëzua përtokë dhe këmbët e qenit ia lidhi rreth qafës. Në fund e vrau qenin duke e mbytur. Por, qëllimi i saj ishte të mbyste të birin, dëshmon një tjetër dëshmitar okular për policinë njujorkeze.
Sipas fqinjëve, gruaja sillej si kafshë e egër dhe ata nuk mund ta qetësonin, derisa të vinte policia. U detyruan të përdornin armët Taser, pasi spray-t nuk i shkaktonte asnjë efekt. Por pak më vonë, nga gjithë kjo gjendje shoku, 35-vjeçarja pësoi atak në zemër dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital.
Vogëlushi 3-vjeçar u dërgua në spital, me qëllim që ti kuronin plagët e marra dhe të kujdeseshin psikologët për të. /Huffington Post/
Përgatiti: E.L