E Diel, 1 Nëntor 2026

Afrikë e Jugut, shfaqet pikturë me trupin e pajetë të Mandela-s


Një pikturë që po qarkullon në internet dhe ku trupi i pajetë i Nelson Mandelës i nënshtrohet autopsisë, ka ndezur debate politike në Afrikën e Jugut. Partia në pushtet në këtë vend e cilësoi pikturën si një vepër e cila dhunon dinjitetin e liderit historik të afrikano-jugorëve.
Piktura, e cila ndodhet në një galeri arti në Johanesburg tregon trupin e pajetë të Mandela-s të rrethuar nga politikanët kryesorë në vend, të cilët paraqiten me bisturi në dorë duke i bërë autopsinë. Për autorin e saj, piktura mbetet domethënëse. Yuill Damaso shprehet se me pikturën e tij nuk ka dashur të shkelë dinjitetin e Mandela-s, por të hapë sytë e afrikano-jugorëve për të përballuar vdekjen e mundshme të tij.
'Nelson Mandela është një njeri i madh, por prapë është vetëm një njeri. Ne duhet të përballemi me vdekjen e Nelson Mandelas, si individë dhe si komb", deklaroi piktori Damaso.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›