E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, BE e Ballkani diskutojnë për integrimin e ekonominë


Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit vijojnë sot takimin në Dubrovnik për të diskutuar integrimin e rajonit në BE dhe sfidat me të cilat ballafaqohen për shkak të krizës globale ekonomike.

Në këtë takim marrin pjesë afro 15 kryeministra dhe ministra të jashtëm nga rajoni dhe BE-ja.

Në takimin dyditor merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, e të tjerë.

Raportohet se Serbia ka bojkotuar takimin për shkak të pranisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›