E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair: Pavarësia e Kosovës është e drejtë

Ish kryeministri i Britanisë, pranon se Kosova ka të ardhme evropiane

Ish kryeministri i Britanisë, Tony Blair gjatë vizitës dyditore të zhvilluar në Kosovë, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku është shprehur tejet i kënaqur me mikpritjen që i kanë bërë kosovarët . Blair tha se ndihma që iu ofruan

Kosovës gjatë kohës së luftës ishte ndihmë e Britanisë së Madhe, NATO, por mbi të gjitha, ajo ishte arritje e popullit të Kosovës. Ajo që bëmë për Kosovën ishte mundësi e mirë për të krijuar një kapitull të ri. Por këtë kapitull tash duhet ta shkruani ju. Evropa udhëhiqet nga parimet e respektimit të vlerave dhe lirive të njeriut dhe e vetmja mënyrë që ti mbrojmë këto vlera ishte që ti ofrojmë Kosovës lirinë dhe pavarësinë e saj, tha Blair duke shtuar se pavarësia e Kosovës ishte e drejtë dhe ajo duhet të vazhdojë. Ai porositi kosovarët që pas pavarësisë të mendojnë për zhvillimin e shtetit, pasi Kosova, siç tha ai, duhet të jetë shtet me vlera për të gjithë komunitetet që jetojnë aty. Ndërsa në një intervistë dhënë për BBC, ai është shprehur se për shkak të ndërhyrjes ndërkombëtare Kosova tani përballet me sfidat e paqes dhe jo sfidat e luftës. Spastrim etnik, gjenocid ose duhej lejuar të ndodhte përsëri, ose jo, ne vendosëm se nuk duhej ta lejonim atë dhe jam i sigurt se vepruam drejt, tha Blair. Ndër të tjera ai u shpreh se bashkësia ndërkombëtare ndërhyri në Kosovë për arsye humanitare, por me kalimin e kohës u duk qartë se Kosova duhet të fitonte pavarësinë. Ajo u bë pjesë e Serbisë vetëm në shekullin e 20-të, pra me pak fjalë, Kosova ka rifituar atë që kishte më parë, shtoi ai. Ndër të tjera, Blair vuri në dukje se rruga përpara për vendet e Ballkanit ishte integrimi në BE. Kosova është në pragun e vendeve të Bashkimit Evropian, vetë vendi gjendet në Evropë, Ballkani është pjesë e Evropës. Unë besoj, se sikur të mos kishim vepruar, mund t'ju kujtoj se gjatë viteve 90-të në Bosnjë vdiqën qindra e mijëra vetë në konflikt dhe asgjë nuk u bë për ndalimin e tij. Kur kjo situatë filloi në Kosovë dhe atë kohë unë isha kryeministër, para meje kisha një zgjidhje të thjeshtë: Spastrim etnik, gjenocid ose duhej lejuar të ndodhte përsëri, ose jo. Ne vendosëm se nuk duhej ta lejonim atë dhe jam i sigurt se vepruam drejt. Mosveprimi është një vendim dhe ka pasojat e tij dhe këto pasoja mund të jenë të ashpra, siç e kemi parë në Ballkan, vijoi ai. Sipas tij, rruga përpara për Ballkanin, është që të bëhet pjesë e Evropës. Mënyra për ta bërë këtë është që të vendosin sundimin e ligjit, institucionet, që përputhen me vlerat evropiane. Ekonomia, tani ka një mundësi fantastike ekonomike që të bëhen lojtarë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Kjo derë është e hapur për vendet e Ballkanit, Serbinë dhe Kosovën, të cilat mund të jenë partnere në të ardhmen në Evropë. Kjo është e ardhmja e drejtë për të dy vendet, shtoi Blair. Ai theksoi gjithashtu se pavarësisht vendimit të Gjykatës, ka një mundësi që të mësojnë të jetojnë së bashku si vende të pavarura.

Blair merr titullin Doktor Nderi
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është shpallur dje Doktor Nderi i Universitetit të Prishtinës. Ai është takuar me qytetarë të Kosovës para Tetarit Kombëtar. Unë dhe vendi im do të jemi përkrah jush në rrugën tuaj drejt së ardhmes, sot dhe përgjithmonë, ka thënë ish-kryeministri i Britanisë së Madhe me rastin e pranimit të çmimit Doktor Honoris Causa, të ndarë nga Universiteti i Prishtinës. Ky çmim Blair i është dorëzuar të premten për kontributin e madh të dhënë për lirinë e Kosovës. Me këtë rast Blair tha se marrja e këtij çmimi është një nder i madh për të, dhe pohoi se gjatë studimeve nuk ka qenë aq student i mirë, kurse për mikun tjetër të Kosovës, Bill Clinton, tha se ka qenë student i shkëlqyeshëm. Unë dhe vendi im do të jemi përkrah jush në rrugën tuaj drejt së ardhmes, sot dhe përgjithmonë, premtoi Blair.

SHBA dhe Rusia shkëmbejnë spiunët
Operacioni më i madh shkëmbimit të agjentëve që nga fundi i Luftës së Ftohtë u realizua dje në Vjenë. 14 agjentët e shkëmbyer mes Uashingtonit dhe Moskës kanë mbërritur tashmë në Rusi dhe Britani. Në realitet në vitin 2010 gjërat do të shkojnë ndryshe, megjithëse edhe jo më pak konsumuese për nervat, sipas avokates së njohur për të drejtat e njeriut Ana Stavickaja. Ajo mbron kërkuesin e fizikës bërthamore Igor Sutjagin, i cili u dënua në 2005 në Rusi me 15 vjet kamp ndëshkimor për tradhti të lartë. Pardje Igori u shoqërua papritur nga kampi ndëshkimor në rajonin Arhangelsk. Atij iu desh të përgatiste shumë shpejt plaçkat. U çua në drejtim të panjohur. Dje mu desh gjysmë dite që të mësoja prej nëpunësit të kampit se përse dhe ku u çua ai, shprehet ajo. Sutjagin ishte zhvendosur në një burg në Moskë. Sipas avokates, këtu atë e presin përfaqësues nga SHBA dhe të shërbimit të fshehtë të jashtëm rus. Atij iu tha: Ne duam t'ju shkëmbejmë me persona, që akuzohen në SHBA për spiunazh. Sepse nesër kalon afati: ose ngrihet padi ose do të përpiqen ta rregullojnë çështjen në mënyrë tjetër. Me sa duket marrëveshja është arritur në nivelet më të larta, 11 persona nga SHBA-ja kundër 11 personave nga Rusia, për të cilat janë të interesuar në njëfarë mënyre amerikanët, informoi ajo. Kusht për shkëmbimin ka qenë sipas Atavickajës një pranim faji nga ana e Sutjaginit. Deri tani ai e kishte mohuar gjithnjë të kishte spiunuar. Fizikanti ishte arrestuar në vitin 1999. Ai mendohet t'iu ketë përcjellë britanikëve me lidhje me shërbimin e fshehtë amerikan informacione ushtarake sekrete. Sipas të dhënave të stacionit radiofonik rus Eko Moskvi, në listë gjendet edhe ish-koloneli rus i shërbimit të fshehtë të jashtëm, Sergej Skripal. Edhe ai ishte dënuar me 13 vjet kamp ndëshkimor për kallëzim të sekreteve ushtarake. Shkëmbimi i të dënuarve për tradhti të lartë nëpërmjet Vjenës në Angli, të dënuar në procese me bujë në medie, madje falja e tyre, shtron shumë pyetje. Të paktën udhëheqja ruse e kishte bërë qesharak zbulimin e rrjetit të supozuar terrorist në SHBA. Më vonë u bë fjalë për peshq të vegjël, të cilët duhet të kenë disi vlerë më të madhe. Se çfarë fshihet vërtet pas gjithë kësaj, do të mbetet me gjasa e pazbuluar, ndryshe nga rastet e thrillërve nga koha e Luftës së Ftohtë.

Lunacek: Ska bisedime për statusin e Kosovës
Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën ka thënë se pavarësisht mendimit të GJND, nuk do të ketë bisedime rreth statusit e as për ndarjen e Kosovës. Lunacek tha se Rezoluta PE për Kosovën kërkon fillimin e menjëhershëm të dialogut për liberalizimn e vizave për Kosovën dhe bën të qartë faktin se pas vendimit të GJND lidhur me legalitetin e pavarësisë së Kosovës. Rezoluta e miratuar nga Parlamenti është një Po e fortë për integrimin e Kosovës së pavarur në Bashkimin Evropian. Rezoluta kërkon fillimin e menjëhershëm të dialogut për liberalizmin e vizave për Kosovën dhe bën të qartë faktin se pas vendimit të GJND lidhur me legalitetin e pavarësisë së Kosovës, pavarësisht nga çfarëdo mendimi, nuk guxon të ketë ndarje të Kosovës apo bisedime për çështje të statusit si dhe as për çfarëdo këmbimesh të territorit. Dhe këto janë pikat kryesore të Rezolutës, u shpreh ajo. Lunacek nënvizoi se në rezolutë thuhet se PE kërkon që këto pesë vende ta njohin Kosovën dhe PE do ta përshëndesë me kënaqësi faktin nëse këto vende të BE do ta njohin pavarësinë Kosovës. Shpresoj se kështu do të ndodhë, por një date të saktë se kur kjo mund te ndodhë nuk mund ta them, sepse kjo nuk varet nga unë, sqaroi ajo. Në lidhje me liberalizimin e vizave, Lunacek tha se shpreson që Kosova ta marrë sa më shpejt përgjigjen. Në takimet që i kam pasur në Komisionin Evropian kam kërkuar që kjo të bëhet para fillimit të verës. E di që ditëve të fundit Parlamenti i Kosovës ka miratuar ligjin që ka të bëjë me riatdhesimin e refugjatëve të kthyer nga vendet e BE . Ky është një prej kushteve. E di gjithashtu se qeveria e Kosovës ka bërë një plan aksional për integrimin e ture dhe sapo Komisioni Evrop

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›