E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, Janukoviç kërkon të fuqizojë pushtetin


Aleatët e presidentit ukrainas, Viktor Yanukovich kanë kërkuar ndryshime të kushtetutës së vendit të cilat, sipas analistëve, synojnë fuqizimin e pushtetit të kreut të shtetit. Parlamenti ka filluar një debat mbi një propozim të partisë së Janukoviç për të zhvilluar një referendum për shfuqizimin e amendamenteve të vitit 2004 që i janë bërë kushtetutës me qëllim që të kufizohet pushteti i presidentit të vendit.
Sipas analistëve, Janukoviç po synon që të fuqizojë pushtetin e tij ndaj qeverisë. Për momentin presidenti mund të propozojë kandidatë vetëm për ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, të cilët gjithashtu është e nevojshme që të marrin miratimin e parlamentit.
Nëse do të mbahet një referendum për ndryshimet, analistët theksojnë se Janukoviç mund të marrë në dorë pushtetin për të zgjedhur vetë qeverinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›