SHBA, spiunët mbërrijnë nëpër destinacionet e tyre
Dhjetë të arrestuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si spiunë të Rusisë dhe që ditën e premte u bënë objekt shkëmbimi agjentësh mes dy superfuqive, kanë mbërritur në Moskë. Sipas mediave ndërkombëtare dhjetë spiunët rusë u larguan prej andej me automjete. Ndërkohë që në aeroportin e Uashingtonit avioni amerikan i cili u ngrit nga Vjena me 4 spiunët e liruar nga Rusia zbarkoi vetëm me 2 prej tyre.
Sipas mediave 2 të tjerët mendohet se kanë zbritur në Britani gjatë rrugës.
Menjëherë pas zbritjes së tyre, SHBA-ja njoftoi se operacioni më i madh i shkëmbimit të agjentëve SHBA-Rusi, që prej Luftës së Ftohtë përfundoi me sukses. Skandali shpërtheu vetëm pak ditë pasi presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus Medvedev u takuan në Uashington në muajin e kaluar.