E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoresha e BB-së vizitë në Tiranë

Drejtoresha e Lartë e Bankës Botërore Ngozi Okonjo-Iweala, e cila ka mbërritur në vendin tonë që ditën e djelë do të zhvillojë sot një sërë takimesh me krerë të lartë të shtetit shqiptar.

Në vizitën e saj të parë në vendin tonë Iweala, do të shprehë mbështetjen që Banka i jep qeverisë bazuar në Strategjinë e Partneritetit për Vendin.
 

Gjithashtu, ajo do të shprehë solidaritetin e Bankës me të dëmtuarit nga përmbytjet e fundit masive në zonën e Shkodrës si dhe do të diskutojë mbi mbështetjen e mundshme për zbutjen e rreziqeve në të ardhmen.

Gjatë vizitës së saj tri ditore Ngozi Okonjo-Iweala do të zhvillojë takime me kryeministrin Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, kreun e opozitës z. Edi Rama, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit privat.
 

Gjithashtu drejtoresha e lartë e Bankës Botërore do të vizitojë gjithashtu edhe disa projekte të financuara nga Banka Botërore.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›