Hakmarrja Shkoder nje i vrare dhe nje i plagosur te Shkolla e Ndertimit
Nush Gjerkaj 55 vjec eshte ekzekutuar dhe Shaban Pelingu 60 vjec ka mbetur i plagosur nga nje atentat mbremjen e djeshme
Nje person eshte vrare dhe nje tjeter eshte plagosur me arme zjarri mbremjen e djeshme ne qytetin e Shkodres. Ngjarja ka ndodhur prane Shkolles se Ndertimit te ketij qyteti. Sipas policise viktima eshte Nush Gjerkaj 55 vjec nderkohe qe i plagosuri eshte Shaban Pelingu 60 vjec. Nga hetimet e para vrasja dyshohet te jete kryer per hakmarrje. Policia ben me dije se viktima eshte pronari i nje autoshkolle ne qytetin e Shkodres. Ai eshte ekzekutuar me gjashte plumba ndersa shoku i tij ka mbetur i plagosur ne kembe prane shkolles industriale. Nga te dhenat e para mesohet se i plagosuri eshte jashte rrezikut per jeten. Policia menjehere ka shkuar ne vendngjarje ndersa jane ngritur disa postblloqe ne hyrje e ne dalje te qytetit per kapjen e autorit.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal ne lagjen Xhabije kur nje person i armatosur eshte afruar prane nje lokali dhe ka qelluar ne drejtim te 55-vjecarit Nush Gjerkaj. Gjerkaj ka qene duke udhetuar me kembe se bashku me shokun e tij i cili mbeti i plagosur per tu kthyer ne shtepi. Si pasoje e te shtenave me arme zjarri 55-vjecari ka mbetur i vdekur ne vend ndersa eshte plagosur lehte nje tjeter person. Hakmarrja e autorit ka qene e dukshme pasi ai ka shkrepur plot 6 here mbi 55-vjecarin duke e lene te vdekur ne vend. Menjehere pas ngjarjes autori ka perfituar nga erresira per tu zhdukur. I plagosuri u nis drejt spitalit te qytetit ku raportohet se ka marre plage te lehta ne kembe dhe eshte jashte rrezikut per jeten nderkohe qe trupi i pa jete i pronarit te autoshkolles eshte cuar ne morg per te bere analizat e nevojshme. Mesohet se djali i viktimes ka qene i denuar me pare per vrasje te kryer ne bashkepunim.
Hetimet
Menjehere pas ngjarjes policia ka shkuar dhe ka kryer hetimet e para. Sipas policise autori i cili eshte ende i paidentifikuar eshte larguar ne drejtim te paditur. Paraprakisht mendohet se motivi i ketij krimi te kete qene hakmarrja pasi djali i viktimes ka qene i denuar me pare per vrasje ne bashkepunim. Kjo eshte pista e vetme per momentin ku ka mbeshtetur hetimet kryesore policia. Grupi hetimor pritet te zbardhe te shkuaren e familjes dhe te gjeje familjen me te cilen 55-vjecari pritet te kete hasmeri per shkak te vrasjes qe ka kryer i biri. Sipas policise autori ka shfrytezuar erresiren per te kryer krimin dhe ka qene ne kembe. Ai eshte arratisur menjehere drejt rrugicave te erreta pa mundur te identifikohet. Policia nderkohe vazhdon hetimet per te zbardhur ngjarjen.