E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasi vrau vellane tha ne polici se ai u vetevra

Krimi brenda familjes ka goditur serish kete here ne qytetin e Fierit ku vellai ka vrare te vellane.

U denoncua fillimisht si vetevrasje fale bashkepunimit te vellait te viktimes dhe te shoqes te cilet bene te pamunduren qe te mbulonin gjurmet e krimit.

Burime zyrtare nga policia e Fierit thane se ne saje te punes intensive u be e mundur zbardhja e ngjarjes se ndodhur diten e enjte ku u dyshua fillimisht se ne kushtet e gjendjes depresive Gentian Zhuri 24 vjec u vetevra me arme zjarri.

Ne baze te hetimeve rezultoi se Shaban Zhuri vellai i viktimes mesditen e te enjtes ne banesen e tij pas nje konflikti per motive te dobeta ka vrare me arme zjarri automatik vellane e tij i cili si pasoje e plageve te renda gjeti vdekjen ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet.

Ne vijim nga efektivet e policise u arrestua ne flagrance Shaban Zhuri 35 vjec per Vrasje me dashje si dhe bashkeshortja e ketij te fundit Lumturi Zhuri 34 vjec banues ne fshatin Cerme e Siperme te Lushnjes per vepren penale Veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes.

Lidhur me kete rast ne cilesine e proves materiale ne banesen e Zhurit u gjet arma e perdorur per vrasjen e te vellait e llojit automatik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›