Grushte arbitrit 5 vjet skualifikim lojtarit shqiptar
Marslind Sharra lojtar i skuadres Piagge nje province afer Firences kategoria e gjashte nuk e kishte duruar dot menyren e arbitrimit te gjyqtarit ne nje perballje ndaj ekipit Stella Rossa te Kastelfrankos province ne Firence duke iu futur punes. Ne fillim Sharra ka leshuar nje mori sharjesh dhe ofendimesh ndaj arbitrit te takimit por nuk eshte mjaftuar me kaq teksa e ka qelluar me grushte aq sa i ka care buzen. Gjithcka ka ndodhur ne momentet e fundit te lojes kur arbitri sapo vershelleu mbarimin e ndeshjes. Sharra nuk e ka pertypur dot humbjen e skuadres se tij ndaj eshte kapur me gjyqtarin i cili u shoqerua me pas ne spital per te marre mjekimin e nevojshem. Gjithe ngjarja eshte marre ne shqyrtim nga Komisioni i
Disiplines ne Itali i cili ka vendosur qe lojtari shqiptar te mos kete mundesi te luaje ne asnje ndeshje deri me 13 janar 2016.
Duke pare dhunen e pashembullt te lojtarit shqiptar Federata Italiane e Futbollit i ka propozuar Komisionit te Disiplines gje qe me pas eshte miratuar qe Marslind Sharra te mos kete mundesi te luaje as ne kategori me te uleta madje edhe pas shlyerjes se ketij denimi te mos kete mundesi qe te punoje si drejtues klubi ne futboll apo trajner ne cfaredolloj kategorie. Per gjestin e Sharres Komisioni i Disiplines ka ndeshkuar me 500 euro gjobe edhe klubin e Piagge kater futbolliste te tjere si dhe nje drejtues. Keta te fundit jane ndeshkuar per shkak se kane ofenduar arbitrin por natyrisht pa e qelluar sikunder futbollisti shqiptar. Ngjarja ka bere buje aq sa me te jane marre edhe mediat zvicerane gjermane dhe ato franceze. Madje keto te fundit shkonin deri aty sa ironizonin me batuta mbi Lorik Canen Ndoshta Cana ka ndonje plan alternativ per ti propozuar shkruan uebsajti i so foot.
LEONARD KARAJ