E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spaleti: Roma nuk mund të konceptohet pa Totin

SHKRUAN: Jeton Selimi 13-01-2011 11:46

Që Toti të largohet nga Roma, për Luçianon Spaletin është diçka që askush nuk duhet ta çojë nëpër mend. I intervistuar në Firence, ish-trajneri romanist ka shprehur mendimin e tij në lidhje me situatën e ish-kapitenit të tij. “Nuk e shoh dot larg Romës - ka thënë kampioni i Rusisë me Zenitin - Françesko është simboli, historia e klubit verdhekuq, të cilit mund t’i japë ende shumë. Mos e quani Totin të mbaruar: lojtarët me klasin e tij durojnë gjithmonë ndonjë vit më shumë se të tjerët.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›