E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrimet e reja, rritje shansesh per fitoren e PD

Fituesin e zgjedhjeve te 23 qershorit, do ta vendosin qytetaret, por percaktuese ne fitoren e zgjedhjeve jane menyrat sesi prezantohen para elektoratit aktoret politike. Rreth kater muaj para dites se zgjedhjeve, fryma e krijuar nga ekipet ne gare, sjell ne publik dhe mesazhet se kush do te jete forca, qe do te dominoje ne keto zgjedhje. Ne nje analize te fakteve dhe pergatitjes para elektorale, mesazhet e fitores anojne dukshem nga Partia Demokratike. Kjo per faktin se ndryshe nga kundershtari, kryeministri Sali Berisha ka ditur te ngreje koalicione te qendrueshme dhe qe funksionojne gjate ne kohe. Nje element konkret eshte afrimi i emrave te spikatur te se djathtes tradicionale, qe drejtojne forca te tjera politike. Levizja per Zhvillimin Kombetar me ne krye Dashamir Shehin dhe Partia Demokristiane me kryetar Nard Ndoken, jane dy prej forcave qe i jane bashkuar me se fundi koalicionit te Partise Demokratike. Ne zgjedhjet e fundit, LZHK dhe PDK rezultojne me nje numer te konsiderueshem votuesish, gje qe rrit dhe me shume pritshmerine ne zgjedhjet e qershorit, per fitore ne zonat ku nuk u arrit rezultat pozitiv ne vitin 2009. Konkretisht, LZHK ka marre 10 mije vota ne zgjedhjet e vitit 2009, ndersa PDK, mbi 13 mije vota. Ne keto zgjedhje te dyja keto forca nuk ishin pjese e koalicionit te Partise Demokratike, por garuan me Polin e Lirise.

Sakaq, vec emrave te sprovuar ne politiken e ketyre viteve, nje tjeter zhvillim pozitiv brenda kampit te djathte, eshte dhe afrimi i emrave te lidhur ngushte me historine e Partise Demokratike gjate viteve te para te saj. Deklarata e se martes e ish-kryetarit te PD-se, Eduard Selami, per kthimin e tij ne politiken aktive ne Partine Demokratike, ishte nje prej zhvillimeve qe shton mesazhet e fitores brenda te djathtes. Por nuk jane vetem, zhvillimet brenda se djathtes ato qe shtojne shanset per nje mandat te trete te kryeministrit Sali Berisha. Largimi nga koalicioni i majte i nje sere emrash qe kane kontribuar prej vitesh ne kete kamp politik, eshte nje tjeter mesazh se fitorja do te anoje nga ana e se djathtes. Pas largimit te Nard Ndokes, kreut te PS-se Edi Rama, i eshte larguar nga koalicionit dhe nje prej aleateve me te vjeter te Partise Socialiste, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut me kryetar Vangjel Dulen. Largimi i kesaj partie ka ndikim direkt ne numrat e opozites, pasi vetem kjo force politike, mes gjithe aleateve te Partise Socialiste, ka aktualisht deputete ne Kuvend. PBDNJ rezulton dhe nje nga forcat kryesore te koalicionit te majte. Ne zgjedhjet e vitit 2009, ajo mori 18 mije vota. Ne ndryshim nga PS, qe ka marre ne koalicion edhe forca politike te panjohura dhe te pa provuara ne elektorat, koalicioni i PD-se ka emra te njohur te politikes dhe parti me elektorat te provuar ne disa zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›