E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Pakete masash per te ndihmuar ekonomine

Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, tha sot se shlyerja e borxheve te qeverise ndaj bizneseve eshte nje kerkese urgjente dhe e domosdoshme. Kjo mase, sipas tij, do te ndihmoje ekonomine, do te fshije nje pjese te kredive te keqija dhe do t’u jape frymemarrje nje zinxhiri biznesesh te medha e te vogla. Ne nje interviste dhene mbreme per radion Zeri i Amerikes, z.Fullani thote se Shqiperia ka nevoje te studioje borxhin publik dhe ta vendose ne hulli ligjore, pavaresisht nga masa e tij. Banka e Shqiperise ka pergatitur nje pakete masash per te ndihmuar ekonomine, duke zhvilluar tregun e kolateraleve bankare, ne menyre qe bankat te rifuqizohen per te shtuar kreditimin...

Viti 2012 ishte nje vit i veshtire per ekonomine shqiptare. Rritja ekonomike u ngadalesua dhe ra ne gati 1.5% nga 4.3% qe ishte parashikimi. Pervec ndikimit te krizes ne eurozone, vecanerisht asaj ne Itali dhe Greqi, cfare faktoresh te brendshem ndikuan ne kete renie?

Kriza boterore ishte nje krize me efekte tregtare, financiare, por sidomos me efekte te forta te besimit. Ne keto kushte, nje vend si Shqiperia, nje ekonomi e hapur, e vogel, ne zemer te krizes, midis dy vendeve te rendesishme per te si Greqia dhe Italia, me te cilat zhvillon mbi 70 per qind te aktivitetit tregtar dhe financiar, kriza do te kishte padyshim efektet e saj. Per t’u afruar me shume me realitetin, do te thoja qe 2012 e sapokaluar ishte nje vit i surprizave. Ishte parashikuar se do te ishte nje vit i veshtire, por ishte nje vit i surprizave, sidomos gjate tremujorit, por edhe gjate tremujorit te fundit. Tremujori i pare ishte surprizues per arsye te nje tkurrje masive te forte e te menjehershme te sistemit financiar te njeres prej bankave te medha, qe operon ne Shqiperi, per arsye te perpjekjeve te bankes meme per te kapur kriteret e autoriteteve nderkombetare per kapitalin dhe likuiditetin. Kjo tkurrje e menjehershme nga tregu financiar dhe tregu bankar krijoi padyshim probleme te medha per ne. fale thjeshtesise dhe zgjerimit te sistemit tone bankar kjo nuk u ndje ne treg. Natyrisht bankat e tjera ishin me aktive dhe moren pjese aktivisht ne shperndarjen e ketij rreziku. E dyta, ishte nje vit i renduar me klimen, e cila solli pengesa ne transportin e mallrave dhe te sherbimeve. Se treti, ishte nje vit kur disa nga privatizimet kryesore nuk ndodhen. Ne keto kushte te renduara me nje klime me te ashper te krizes ne bote u krijuan edhe keto probleme ne ekonomine shqiptare dhe une do te thoja se ishte shansi qe ne perseri prodhuam rritje ekonomike, dhe ketu do te verifikonim edhe efektet e mira krahasuese me disa ekonomi te tjera qe na rrethojne ne, u provua qe ekonomia shqiptare tregoi qe ishte e pergatitur per keto goditje. Ishte bere nje pune e mire me perpara me masa prociklike perpara krizes.

Institucionet financiare nderkombetare i kane bere thirrje Shqiperise te kete kujdes me borxhin publik. Qeveria premtoi nje vit me pare uljen e borxhit, por ne dhjetor ai e kaperceu kufirin prej 60 per qind. Ne buxhetin e ri e parashikoi deri ne 62,6 per qind, ndersa ne programin e ri ekonomik e fiskal per vitet e ardhshme e ka rritur akoma ne 63.8 per qind per 2013. Nderkohe u hoq kufiri ligjor qe percaktonte nje tavan per borxhin. Sa ndikon ky kercim i borxhit ne ekonomine e Shqiperise?

Dua te bej nje sqarim te rendesishem: ne nuk kemi patur nje rregull fiskal, nuk kemi patur nje kufi borxhi. Ka qene nje dakordesi e vendosur vite me pare, madje nje dekade me pare, me Fondin Monetar Nderkombetar dhe me institucione te tjera nderkombetare per te patur kete limit borxhi. Por nuk ka patur nje rregull fiskal te plote ne menyre qe te gjithe agjentet te jene te afte te verifikojne borxhin dhe njekohesisht te marrin masat e tyre ndaj ketij borxhi. Ne kete kontekst, une do te thoja qe 60 perqindshi ishte me teper nje limit psikologjik, sepse nuk kishte ne kohet e sotme nje vleresim se sa do te ishte borxhi shqiptar. Ajo qe ne kemi ngritur shpesh dhe une personalisht kam qene mjaft vokal gjate gjithe kesaj periudhe eshte qe ne me doemos duhet te bejme nje vleresim te te borxhit shqiptar, duke patur fatin qe shume teori dhe praktika te borxheve ne vende te ndryshme te botes tashme jane mbi tavoline dhe ka nje vleresim modern per borxhin dhe njekohesisht nje fryme se si do te shkoje borxhi ne te ardhmen. Ka shume teori, por rane teorite e forta qe borxhi mund te shkoje deri ne 90 per qind dhe kete e tregoi shembulli grek. Te gjitha teorite e sotme flasin per konsolidim fiskal, nje gje qe eshte e domosdoshme, por natyrisht duke i dhene mundesine vendit qe te rritet, te prodhoje. Kjo eshte ajo qe po diskutojme me FMN per vendin tone. Dhe per here te pare FMN pas 20 vitesh diskuton per rritje ekonomike. Fondi gjate gjithe 20 viteve, gjate gjithe reformave qe ka patur me ne ka diskutuar nje gje: konsolidimi fiskal. Fondi tani del me nje parulle tjeter: te konsolidohemi, por njekohesisht te krijojme premisat per rritje, qe eshte pak altruiste, megjithate kerkon zgjidhje. Une mendoj se edhe levizjet e reja do te behen per t’u dhene mundesi ekonomive qe te rriten ne afatgjate. Kushtet jane optimale. Ne mendojme qe e rendesishme eshte qe t’i vihet catia borxhit, njekohesisht duke e krahasuar me nje shtepi, te kete edhe dritaret, dhe deren, te kete nje transparence, te kete rregulla te qarta per rritjen dhe uljen e borxhit, dhe njekohesisht te kete mundesi dhe fleksibilitet qe ky borxh te operoje ne menyre te pershtatshme, por me e rendesishmja, qe borxhi te jete transparent nga te gjithe, ne menyre qe agjentet ekonomike te brendshem dhe te jashtem te jene te qarte per perspektivat e tyre. ne kete kontekst do te thoja nuk ka rendesi shifra. E rendesishme eshte dakordesia e nje vendi per reforma strukturore, dakordesia e nje vendi per nivelin e borxhit, por ne kuadrin e nje rregulli fiskal, i cili nuk eshte nje celes i arte por eshte praktika me e mire per te vene borxhin ne korniza te qarta dhe njekohesisht per t’i dhene vendit fleksibilitetin e duhur per rritjen ekonomike.

Viti 2013 eshte nje vit zgjedhjesh. Sa mendoni se do te ndikojne ato mbi ekonomine shqiptare?

Kriza e sotme ne ditet e sotme nuk eshte me nje krize e mundesive, nuk eshte me nje krize e oportuniteteve, por eshte nje krize e besimit, eshte nje krize e besimit te agjenteve ekonomike, te konsumatoreve per te qene aktive ne ekonomi, per te pastruar bilancet e tyre dhe per te shpenzuar, per te operuar ne treg. Kjo eshte e rendesishme sot ne kushtet qe ka Shqiperia. Nese Shqiperia do te kishte kushte te tjera, do te kishim marre masa te tjera qe po merr Greqia, qe po merr Italia, po merr Spanja, por merr Portugalia, po merr Amerika, po merr Europa ne pergjithesi. Ky nuk eshte realiteti jone. Realiteti jone eshte qe sistemi bankar dhe ai financiar jane konsoliduar, prodhojne kapital, kane likuiditet dhe jane solvente. Kjo eshte nje dileme qe diskutohet ne treg dhe ka ndonjehere ngaterrime midis likuiditetit dhe solvences. Duhet me doemos qe ne te pastrojme bilancet dhe te shohim nga e ardhmja. Natyrisht gjate periudhave zgjedhore, sic thuhet ne gjuhen tone, ekonomia mbetet pezull. Une do te thoja qe ne duhet te japim te gjitha mundesite tona qe ekonomia te mos mbetet pezull, sepse ky eshte nje vit shume i rendesishem per ne. Une mendoj qe nese te gjithe aktoret e rendesishem politike dhe ekonomike shqiptare do te vene ne funskion mundesite e tyre, ne do te kemi nje vit me rritje pozitive gati te ngjashme me ate te vitit te kaluar, ndonese do te jete nje vit i rendesishem dhe sfidues. Eshte e domosdoshme qe ne te identifikojme keto mundesi dhe t’i veme ato ne zbatim.

Institucionet nderkombetare parashikuan nje rritje prej rreth 1 % per ekonomine gjate 2013, nderkohe qe qeveria parashikon rreth 4 per qind, dhe javen e shkuar e uli ne 3.1%. Nese ky parashikim nuk realizohet, sic ndodhi vitin e kaluar, cfare nenkupton kjo per ekonomine?

Banka e Shqiperise dhe une jemi perpjekur gjithmone qe te mos biem ne rrjeten e shifrave te rritjes ekonomike. Shifrat e rritjes ekonomike jane nje vleresim dhe vleresimet korrigjohen, jo vetem ketu por edhe ne bote. Nje diskutim i sotem qe behet sot lidhur me nje nga nismat e mundshme te Bankes se Anglise per te ankoruar rritjen ekonomike ne nje shifer ekzakte nxit shume debate. Jane shume te kritikueshme, sepse shifra e rritjes ekonomike korrigjohet. Nese dikush ankoron inflacionin, ai nuk mund te ankorohet ne nje objekt te levizshem. Keshtu qe nuk mund te mbetet nje shifer ekzakte. Vleresimi i Bankes se Shqiperise, si per inflacionin ashtu edhe per rritjen ekonomike gjate viteve kane qene mjaft te peraferta me realitetin. Sivjet mendojme se do te arrihet nje rritje ekonomike te ngjashme me ate te vitit te kaluar.

Kredite e keqija qe prej 2011 kane shenuar nje rritje te shpejte. Sot ato jane 23% totalit te kredive, pra gati 1/4. Sa problematike eshte kjo situate, kur behet fjale per afer 1 miliard euro te bllokuara per bankat?

Ne patem nje takim mjaft te rendesishem ne parlamentin shqiptar lidhur me kredite me probleme. Diskutuam ore me radhe me komisionin e ekonomise lidhur me kete problem. Gjate ketij takimi doli se shifra e kredise me probleme eshte e larte, por krahasuar me vende te tjera nuk eshte aq e larte, sepse vecoria e vendit tone eshte se ne nuk futim ne shifren totale vleren e kolateralit, e marrim ate te zhveshur, per arsyen qe dihet se kolaterali tek ne ka akoma veshtiresi ekzekutimi. Pra, shifra eshte bashke me kolateralin, dhe ne rast se do te zbritej vlera e kolateralit shifra do te ishte shume me e ulet. Nderkohe, rreth 56 per qind e kredise me probleme eshte provizionuar plotesisht. Neser bankat mund ta fshijne kete gje nga bilancet e tyre, sepse eshte marre per baze ne uljen e fitimit gjate viteve. Me e rendesishmja eshte se bankat vete jane solide, kane kapital te mjaftueshem, jane likuide dhe jane solvente. Mbi te gjitha, bankat tona dolen nga kriza pa asnje ndihmese te fondeve publike. Bankat konsumuan kapitalin dhe likuiditetin e tyre.

Bilancet e tyre natyrisht jane te renduara me kredi te keqija, disa prej tyre. Por ne po mendojme nje pakete te re qe eshte ndertuar prej dy vjetesh. Duke patur parasysh se krizes po i vjen fundi, dhe kjo duket ne ekonomine boterore; gjashtemujori i dyte pritet te jete ndryshe. Shpetoi Greqia prej ikjes nga Europa, Italia ka shenja mjaft te mira gjallerimi per gjashtemujorin e dyte, ka nje rimarrje, ndonese te dobet te ekonomise amerikane, Europa shpetoi nga nje krize mjaft e madhe ne saje te levizjeve te fuqishme te Bankes Europiane te drejtuar nga Presidenti Draghi. E gjithe kjo po sjell nje fryme te re besimi edhe tek vendet e tjera. Kina eshte ne pozita mjaft pozitive, po ashtu edhe Brazili, ekonomite emergjente dhe kjo eshte koha me e mire per Shqiperine qe te vije me nje pakete te re.

A mund te shpjegoni disa pika kryesore te kesaj pakete te re masash nga Banka e Shqiperise?

Kjo pakete e re eshte e ideuar ne kohe dhe ne permbajtje. Ka tre shtylla kryesore: shtylla e pare eshte shtylla e rregullave, shtylla e anes ligjore. Kjo eshte fokusuar kryesisht ne ekzekutimin e kolateralit, ne masat qe duhen marre qe bankat te kene mundesi te ekzekutojne ne kohe kolateralin dhe te zhvillojme tregun e shtiblerjes se tij, ta bejme kete treg sa me efektiv, ta zgjerojme dhe thellojme kete treg. Se dyti, do te jene masa te rendesishme te politikes monetare per ta bere ate sa me efektive. Kjo do t’i jape mundesi mekanizmit te transmisionit te jete sa me efektiv. Dhe e treta qe eshte me e rendesishmja eshte shtylla e makro-prudences. Ne jemi menduar nje kohe te gjate per ta dhene stimul dhe mendojme qe eshte koha me e pershtatshme per ta dhene tani, kur krizes po i vjen fundi dhe bankat kane mundesi te marrin persiper disa lehtesi, te cilat mund te shkojne ne favor te biznesit. Ne do t’u japim mundesi rregulloreve perkatese te bankave qe te jene me ndihmuese per procesin e kreditimit, natyrisht duke ruajtur mjaft balancen e makro-prudences. E shtrire ne kohe eshte nje deri ne tre vjet, sepse disa masa do te merren gjate ketij viti dhe disa masa te tjera kerkojne kohen e duhur. Jane edhe disa masa te tjera qe do te merren me marreveshje dypaleshe financiare dhe tregtare me homologet tane, ku ne kemi tregti dhe kryejme eksportet tona per te lehtesuar eksportet e vendit tone.

Ne mendojme qe eshte pjekur koha qe ne harkun kohor afatmesem net e kemi nje institucion zhvillimi. Eshte e domosdoshme qe levizje strukturore sa i perket titullit te tokes, kolateralit, zhvillimeve te rendesishme ne privatizimin e degeve kryesore, ne miniera, ne energji, ne infrastrukture, zhvillime te rendesishme ne tregun financiar dhe bashkepunimi rajonal per ta gjalleruar ate sa me shume, duhet me doemos qe Shqiperia te shfrytezoje kapacitetet e saj. Shqiperia gezon kapacitete natyrore, demografike dhe te kapitalit te cilat jane nen potencial. Keto menjehere ne duhet t’i veme ne funksion te prodhimit.

Institucionet financiare nderkombetare i ka kerkuar qeverise qe te shlyeje borxhet ndaj firmave qe kane kryer punime publike. Sa ka ndikuar ne rritjen e kredive te keqija edhe borxhi qe qeveria u ka firmave private, te cilat nuk mund te paguajne kredite e marra neper banka?

Eshte nje pyetje mjafte rendesishme dhe koherente. Shlyerja e borxheve qe qeveria u ka kompanive private per kryerjen e punimeve publike eshte prioritet kryesor, urgjent, i domosdoshem. Kjo eshte e lidhur me borxhin. Nese do te kete nje dakordesi per nje rritje te borxhit, eshte prerogativa kryesore, objektivi kryesor eshte shlyerja e borxheve te kompanive. Shlyerja e borxheve te kompanive eshte nje injeksion direkt ne qelizen e ekonomise. Asnje veprim tjeter ekonomiko - financiar nuk mund ta kryeje kete rol si shlyerja e borxheve ndaj kompanive. Lirohet nje pjese e bankave, rregullohet nje pjese e kredive te keqija dhe njekohesisht nje zinxhir biznesesh, deri ne ate te fundit, marrin fryme. Jo vetem qe hidhet nje para ne ekonomi, por edhe hidhet me eficence, hidhet me vrull dhe ritem te tille, i cili pa diskutim do te jete pjese e rigjallerimit te ekonomise, ne funksion te kesaj pakete qe ne po ndertojme, dhe e cila do te kete nje ndikim te madh ne rigjallerimin e kreditimit dhe te ekonomise. Eshte programuar ne te njejten kohe. Njekohesisht me shlyerjen e bizneseve ne bejme shkalle-shkalle zbatimin e paketes qe permenda me siper.

Gati dy vjet me pare Banka bleu per rreth 30 milione euro ish-Hotel Dajtin. Pati atehere shume polemika dhe akuza ndaj Bankes per nje veprim te tille. C’po ndodh me Hotel Dajtin?

Levizje te rendesishme institucionale gjithmone jane te veshtira per t’u tretur. Po bejme fjale per simbolin e Shqiperise, per Hotel Dajtin. Jo vetem aq. Hotel Dajti ka qene nje simbol i arkitektures ballkanike per vete rendesine qe kishte autori Bozio. Padyshim qe do te trajtohej kjo ne shoqerine shqiptare. Ky nuk vetem aq. Ky hotel eshte simboli i rinise tone. Eshte nje simbol i ndaluar i joni, nganjehere edhe per ta pare, jo vetem per te hyre brenda. Ajo eshte godine plot me hije, bukuri, nostalgji. Duke qene simbol, kur kryen nje transaksion te tille ke mbi shpatulla nje pergjegjesi shume te madhe, jo vetem per te sotmen por edhe per te ardhmen. Ky ishte shansi me i madh qe iu dha Bankes se Shqiperise, nuk diskutojme ketu per cmimin, i cili eshte nje oportunitet i shtuar per Banken e Shqiperise. Me blerjen e Hotel Dajtit perfundojme konfigurimin e Bankes se Shqiperise. Ne fund te ketij viti ne mbarojme rindertimin e godines kryesore, e cila eshte nje veper arti, eshte kater kate nentoke, rreth 20 metra poshte nen toke. Do te lehtesoje qarkullimin e Tiranes me rreth 100 makina dhe jo me keto ka numrin nje ne Tirane prane sheshit Skenderbej. Perfunduam vitin e shkuar godinen teknologjike moderne te perurimit te bankenotes. Keshtu qe do te kemi nje mundesi tashme e tutje nje perpunim modern dhe lehtesim te punes se bankave dhe do t’i japim mundesi konsumatoreve ta perdorin me me efektivitet dhe te jene me dinjitoze per parane qe ata kane ne kuletat e tyre. Perfundimi hotel Dajtit mbyll kete trekendesh dhe eshte mjaft i rendesishem per ne. Do te mundohemi qe te ruajme traditen dhe njekohesisht te bejme nje godine moderne pa ndryshuar asgje nga fasada e saj. Njekohesisht edhe duke e ristrukturuar. Tashme qe ne jemi Brenda dhe po bejme punime ne te kuptojme qe eshte nje godine e vjeter, ka nevoje per shume pune, per shume ristrukturim. Pa dyshim qe do te jete po ai simbol per shqiptaret, por me nje vello te re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›