Shtyhet gjyqi per Ilir Xhakjan
Analiza e vjetore e Prokurorive të kryeqytetit, ka bërë që prokurori Eugen Beçi të mungoj në seancën e radhës ndaj të pandehurit Ilir Xhakja, I akuzuar për vrasjen e shefit të komisariatit të Shijakut, komisar Adem Tahiraj. Vet I pandehuri nuk ka preferuar të paraqitet në sallën e gjyqit, duke I dhënë të gjitha të drejtat avokatit të tij mbrojtës. Ky I fundit, në seancën e kaluara ka kërkuar nga togat e zeza që Xhakja të gjykohet në aplikim të gjykimit të shkurtuar. Kërkesë për të cilën gjykatë duhet të shprehej. Por, për shkak të mungesës së prokurorit, gjykata do të shprehet të martën e ardhëshme për këtë kërkesë.