Kosovës i dorëzohet nesër udhërrëfyesi për vizat

Kosovës i dorëzohet nesër udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Dorëzimi i udhërrëfyesit do t`i bëhet ministres së Integrimit të Kosovës Vlora Çitaku në Bruksel nga komisionerja për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom.
Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se komisionerja Malmstrom dhe zyrtarë tjerë nga Drejtorati i përgjithshëm për punë të brendshme dhe Drejtorati i përgjithshëm për zgjerim të Komisionit Evropian si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian do të takohen me ministren Çitaku dhe delegacionin e Kosovës.
Gjithashtu nesër do të mbahet edhe takimi i parë i zyrtarëve të nivelit të lartë , sipas praktikës së rregullt të procesit.