E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet në Irak, më shumë se 60 të vrarë

Më shumë se 60 persona kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh që goditën Bagdadin, Hillan dhe qytete të tjera të Irakut.

Sulmet kishin në shënjestër pelegrinët shiitë, të cilët përgatiteshin për të shënuar përvjetorin e vdekjes së imamit Musa al-Khadim, stërnip i profetit Muhamed.

Përgjegjësinë për sulme të ngjashme më herët e kanë marrë militantët sunitë të Al Kaidës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›