Shperthen eksplozivi, vdes minatori
BULQIZE- Shperthimi i nje mine te paplasur i merr jeten minatorit 47 vjecar ne krye te detyres. Ivzi Veseli, banues ne Maqellare, gjendej ne galerine numer 16, kati i pare ne minieren e Bulqizes, ne pronesi te kompanise "Albanian Chrome ACR". Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00, kurse aksidentin e ka pranuar edhe vete kompania qe deklaroi se ka nisur verifikimet nga ana e saj. Burime zyrtare te policise thane dje pas ngjarjes se po hetojne per mungese te kushteve te sigurise, ndersa vdekja e babait te tre femijeve ka ardhur pas plageve te renda qe ka marre si pasoje e shperthimit. Fillimisht u dyshua se behej fjale per nje masiv kromi qe kishte goditur 47-vjecarin, por verifikimi paraprak konkludoi ne faktin se ishte nje shperthim mine.
Ne galerite e minieres se Bulqizes, dje eshte shenuar edhe viktima e 16 brenda dy viteve te fundit, ndersa ky ishte incidenti i dyte ne kete sektor. Ivzi Veseli punonte prej nje viti ne kete miniere i punesuar nga kompania e koncesioneve. Edhe diten e djeshme 47 vjecari nga fshati Herbel i Peshkopise ka shkuar ne pune, ku eshte vendosur per te kryer germime ne galerine numer 16, kati i pare. Koleget i thane policise se ka qene ora 14:00 kur degjuan nje shperthim te fuqishem, duke menduar se ishte shembur galeria. Ndersa kane hyre brenda gjeten trupin e Veselit te plagosur rende, duke e derguar menjehere ne spital. Por perpjekja e bere ka qene e kote, pasi 47 vjecari nderroi jete pak minuta me pas. Ne vendngjarje shkuan edhe eksperte te policise, qe konstatuan se behej fjale per nje aksident. Ne galeri u zbuluan gjurme te eksplozivit, ndersa kompania njoftoi se aty ishin kryer procese shperthimi me pare, por nje nga minat nuk kishte plasur, duke sjelle edhe tragjedine. Policia deklaroi se ka nisur hetimet per vepren e "mungeses se kushteve teknike te sigurise".
N.F