Afron afati kushtetues, KQZ bën gati asgjësimin e fletë-votimeve të 28 qershorit

Lidhur me zbatimin e prerogativës ligjore për asgjësimin e fletëvotimeve të kutive të votimit, Kreu i KQZ Arben Ristani, në një prononcim për Alsat tv thote se per zgjedhjet e ardhshme vendore do te perdoren te njëjtat kuti dhe se ato duhet te jene funksionale gati 9 muaj para mbajtjes se procesit. “Me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme, pregatitja për të cilat fillon 9 muaj përpara, që do të thotë se diku nga gushti i këtij viti do të dalë dekreti i presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve, ne do të na duhet të fillojmë përgatitjet dhe do të jetë besoj afati maksimal, i fundit për ta mbyllur këtë problem. Një pjesë e përgatitjeve është edhe pastrimi dhe lirimi i kutive” tha Ristani.
Ligji parashikon djegien e fletëvotimeve. Ky veprim mund te ishte kryer kohe me pare, por kreu i KQZ thote se procesi eshte shtyre per shkak te debatit politik, por edhe hapësirave qe krijon ligji.
...