E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sheshi “Skënderbej”, fati i kombit, ofrojmë ekspertizën më të mirë për kthimin e tij në veprën e qytetarëve dhe të tregut

Kryeministri Sali Berisha reagon në Kuvend përsa i takon çështjes së sheshit “Skënderbej”, duke garantuar se qeveria nuk do të lejojë kthimin e tij në oborre personale të 2-3 njerëzve të afërt të kryebashkiakut Edi Rama. Shefi i ekzekutivit deklaroi se Bashkia duhet të pranojë kushtin e bashkëpunimit me qeverinë dhe për këtë gjithçka do të operohet në bazë të marrëveshjes. Berisha tha se është alarmues fakti i bllokimit të trafikut në shesh dhe se kërkoi nga Bashkia garanci të plota përsa i takon një problemi tejet evident, siç është trafiku i makinave. Kryeministri kërkoi që të mos bëhet politike me sheshin, ndërsa Bashkia e Tiranës duhet të rishikojë edhe njëherë studimin urbanistik, nëse sheshi do të jetë për këmbësorë apo për makina. Për këtë, Berisha propozoi ndërmjetësimin e një kompanie serioze të specializuar në fushën e trafikut qytetas, për të marrë garanci të plota se nuk paralizon lëvizjen në të gjithë qytetin, porsa kohë sheshi është nyja lidhse në shumë anë të kryeqytetit.
“Nuk mund të pranoj që të kthehet sheshi “Skënderbej” në oborr të këtij apo atij. Sheshi duhet të marrë zgjidhjen më profesionale. Kjo që bëni ju këtu është e mjerueshme, sepse po mbroni interesat më të ngushta të 2 apo 3 personave. Sheshi është i shqiptarëve. Jam dakord që të bëhet këmbësorësh, por le të ketë edhe gjallërimin e tregut, të ketë librari, lokale, dyqane nga më të ndryshmet, instrumentet më të mira dëfryese. Jam këtu për bashkëpunim, por nga ana tjetër ligji do të zbatohet. Nuk ka asnjë tendencë për t’i marrë kompetenca Bashkisë së Tiranës. Nëse do të jetë për këmbësorë, do të ketë një kusht, që të kthehet në avantazhin e tregut. Hapësirat janë të mjaftueshme. Dilni nga kutia dhe rrini në shesh. Kjo nuk është çështje politike, por bëhet fjalë për një interes madhor për qytetarët dhe miliona turistë që vijnë në Shqipëri.
Ftoj Bashkinë që të bëjmë investimin më madhor dhe ta inaugurojmë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, 2012. T’i japim vendit veprën më të mrekullueshme që është ndërtuar ndonjëherë. Sheshi mund të ndërtohet vetëm në sajë të një bashkëpunimi Qeveri-Bashki. Duhet të biem dakord për tregun”.

Zgjidhja
“Le të marrim kompaninë më serioze të lehtësimit të trafikut. Le ta faktojë kjo kompani se cila është zgjidhja e këtij trafiku. Pasi të bëjmë studimin, në transparencë të plotë, të bëjmë përzgjedhjen nëse do të jetë këmbësorë apo trafik. Kam një problem kryesor, çështjen e trafikut. Pra, duhet të zgjidhim çështjen e trafikut. Jam dakodt për këmbësorë dhe duhet të kthejmë tregun urgjentisht në shesh. Ta shndërrojmë sheshin, sërish në një shesh model. Shkoni në Vjenë, në “Stefan Palace”, i cili është një nga sheshet më të bukura dhe me lokalet më mbresëlënëse në evropë. Ftoj z.Rama, që në rast se sheshi e përjashton nga trafiku, pas një studimi të hollësisht, pasi të kemi marrë garanci të plota se trafiku do të jetë i lirë dhe pa bllokime, jam dakord që të mbetet këmbësor. Të studiohet se si mund të gjallërohet tregu, si mund t’i japim përparësi tregut. Qeveria është e gatshme të japë të gjithë ekspertizën e saj. Ka një akuzë publike se një arkitekt, djali i një miku tim, me kontribute në PD, është i lidhur me këtë studio. Por, përjashtimi i tregut nga sheshi, përjashtimi i trafikut nga sheshi, druaj shumë se studioja prestigjioze belge ra në kurthat dhe intereast e ngushta shqiptare. Unë po kërkoj sqarim edhe nga studioja, por nuk mund të pranoj që tregu të shvishet nga çdo funksion, përveç mbledhjes së ujit të shiut dhe mbledhjes së 400 pemëve, është e patolerueshme. Garantoj bashkinë se qeveria do të mbështesë projektet. Zgjidhja për trafiku duhet të jetë e garantuar, le të jetë edhe e kushtueshme. Një problem që po na bëhet halë në sy, është trafiku, tani po themi se e bllokojmë sheshin dhe hapim një rrugë me dy kori nga hotel Peza deri te Insigu dhe e zgjimin trafikun”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›