E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët e Post-Europa: Cilësia e shërbimit të Postës Shqiptare në nivelin e BE

Nga data 28 – 31 mars, Postën Shqiptare e vizituan dy ekspertët e Post-Europës znj.Maire Lodi, Menaxhere Operacionale si dhe z.Karsten Oebro Menaxher Auditi. Qëllimi i vizitës së tyre në Shqipëri ishte monitorimi i Cilësisë së Shërbimit në Postën Shqiptare për periudhën 2007-2009. Për t’u njohur me konkretisht me punën e bërë në këtë drejtim përpara dy ekspertëve të Post -Europës në ambientet e Postës Shqiptare u bë një prezantim nga Drejtoria e Standardeve dhe Cilësisë dhe Sigurisë “Mbi aktivitetin e Postës Shqiptare”. Në kuadrin e vizitës së tyre në Postën Shqiptare dy ekspertë të e Post-Europës vizituan ambientet e Filialit të Tranzit - Shpërndarësisë ku panë jo vetëm investimin e ri, ky në kuadrin e përmirësimit të cilësisë së shërbimit por vëzhguan nga afër sektorin e përpunimin e shpërndarësisë dhe të gjitha veprimet operacionale në këtë sektor veçanërisht shpërndarjen e objekteve postare. Nga ekspertët e Post-Europës u monitoruan dhe sektorët e mbërritjes dhe të nisjes së postës dhe kolipostës ndërkombëtare. Dy ekspertët vizituan dhe Zyrën Postare Rinas për të audituar marrjen në dorëzim të dërgesave postare nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe vijimin e tyre për në Filialin e Qendrës Tranzite. Pjesë e Auditimit ishte dhe Monitorimi i grumbullimit të postës nga pikat e shpërndarjes në filialin e Tiranës për në qendrën tranzite si dhe mbërritja e shtatë linjave nga të gjitha filialet në filialin e qendrës tranzite. Konkluzionet e Ekspertëve Nga vizita para 3 viteve dhe deri më sot, Posta Shqiptare ka bërë hapa gjigante. Cilësia bazë postare në Postën Shqiptare është e mirë. Rrjeti i brendshëm i transportit postar që lidh gjithë Shqipërinë është i përkryer dhe në të njëjtën kohë shërben si një platformë perfekte për një nivel të lartë cilësie dhe kjo vërtetohet nga çuarja në kohë e objekteve tek klienti. Sa i përket cilësisë së shërbimit të letrave postare Shqipëria është tashmë pothuajse në të njëjtin nivel me atë të Bashkimit Europian për trafikun postar. Posta Shqiptare ka një Drejtori pranë Drejtorisë së Përgjithshme me punonjës shumë të përkushtuar që merren me cilësinë e shërbimit dhe kjo është një pikë e fuqishme, dhe e gjitha kjo sjell një impakt pozitiv në cilësinë e shërbimit. Klientët dhe të gjithë qytetarët në Shqipëri, gjejnë tek Posta Shqiptare një furnizues të shkëlqyer të shërbimeve postare. Posta Shqiptare ka lidhur jo vetëm qytetet kryesore, por falë bashkëpunimit me Qeverinë Shqiptare ajo ka punuar dhe për krijimin e standardeve të emërtimit të rrugëve, numërimit të tyre, dhe të vendosjes së kutive postare në shtëpitë e qytetarëve. Klientët e Postës Shqiptare gjejnë të kompania një nivel të lartë sigurie, kontaktojnë direkt me postierin. Posta Shqiptare ka hapur dyert dhe është pjesë e familjes postare Europiane dhe me rrjetin e saj perfekt siguron shpejtësi shpërndarje për objektet postare.


Takimi me ministrin Genc Pollo


Ekspertët e Post-Europa kanë vlerësuar cilësinë e shërbimit të Postës Shqiptare si të barabartë me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Deklarata e dy ekspertëve të Post-Europës, Maire Lodi, Menaxhere Operacionale dhe Karsten Oebro Menaxher Auditi, janë bërë sot gjatë takimit me ministrin e Shtetit, Genc Pollo. “Shqipëria në cilësinë e shërbimit të letrave postare, është tashmë pothuajse në të njëjtin nivel me atë të Bashkimit Europian”, është shprehur eksperti i auditit të Post-Europës. Audituesit e Post-Europës kanë vizituar ambientet e Filialit të Tranzit dhe Shpërndarjes të Postës Shqiptare, ku janë njohur me investimet në kuadrin e përmirësimit të cilësisë së shërbimit. “Jam shumë i kënaqur me konkluzionet tuaja për cilësinë e Postës Shqiptare. është e vërtetë që kemi një hap madhor përpara në këtë kompani, që është përgjegjëse për një shërbim social kaq të rëndësishëm", u shpreh ministri Pollo

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›