E ardhmja e një iluzioni
Një copë letër nuk mund ta sjellë paqen në Lindjen e Mesme
Që nga marrëveshja e Oslos e vitit 1993, 17 vjet përpjekje nën drejtimin e 3 presidentëve amerikanë dhe 6 kryeminsitrave izraelitë, janë përvetësuar 5 leksione të qarta. Secili prej tyre është shpërfillur prej presidentit Obama, gjë që shpjegon “procesin e paqes” që ka dëmtuar kaq shumë përpjekjet reale për paqen.
Sot, faktori i vetëm që bashkon liderët palestinezë, izraelitë dhe arabë është dyshimi për vlerat, zgjuarsinë dhe seriozitetin e drejtimit amerikan në rajon.
Përpjekjet e javëve të fundit kanë qenë shumë të rëndësishme, por disi të zvetënuara: treguan se sa shumë dëm është bërë dhe sa pak kujdeset administrata për këtë çështje. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, kundër të cilit është shprehur Obama duke thënë “se zien nga zemërimi”, propozoi takimet në Uashington të kuartetit: Klinton, Gates, Biden dhe Obama.
Por takimet u mbajtën sekret: Shtëpia e Bardhë nuk lejoi as edhe një foto të vetme në atë takim, një mospërfillje kjo e paprecedent. Asnjë ceremoni, asnjë konferencë për shtyp.
Nga ana e saj, sekretarja Klinton u shpreh “Besueshmëria jonë në këtë proces varet nga vullneti për të lëvduar të dyja palët, kur tregohen kurajozë dhe kur nuk bien dakord ta thonë këtë qartazi”.
Disa veprime të fundit që kanë ndodhur në Palestinë, kanë qenë “provokuese”, “janë të gabuara dhe duhet të dënohen”.
Pas kësaj ajo pati një telefonatë të gjatë prej 43 minutash me Netanjahun.
Këto “Provokime ... që duhet të dënohen” nuk çuan në ndonjë telefonatë me autoritetin palestinez Mahmud Abas, as nuk u përdor për këtë qëllim takimi i kuartetit në Moskë, më 19 mars. Protestat e përgjithshme për drejtimin e Amerikës lidhur me sigurimin e Izraelit dhe se marrëdhëniet janë “të forta gur” tashmë bartin me vete një fuqi bindëse, tingëllojnë si retorika e fushatës së Obamës dhe çdokush e di se sa i dobishëm është një motiv më shumë ndaj politikës së administrimit.
Cilat janë leksionet që po shpërfill Obama dhe ekipi i tij?
Përkulshmëria e Izraelit varet nga siguria. Martin Indyk, ambasadori që ka dërguar Bill Klinton në Izrael, kujton: “Të dhënat ... sugjerojnë se presidentët amerikanë mund të jenë më të suksesshëm, kur hapin krahët rreth kryeministrave të Izraelit dhe i inkurajojnë ata të ecin përpara. Të mos i frikësojnë ata, që të nështrohen”.
Gjatë viteve të Bushit, lideri i Izraelit, Ariel Sharon, vendosi të braktiste idenë e “Izraelit të madh”, imponoi detyrimet mbi marrëveshjen e Bankës Perëndimore dhe zhvendosi kolonitë në Gaza dhe 4 të tjera të vogla në Bankën Perëndimore. Këshilltarët e tij më të ngushtë mendonin se çdo gjë ishte e mundur në përpkrahjen e patundur të Amerikës për hapat e sigurisë në Izrael – duke përfshirë këtu edhe objektivat lidhur me vrasjen e terroristëve të Hamasit dhe refuzimin për të marrë masa për një lider terrorist si Arafati.
Cila ishte kthesa e Sharonit? Gjatë fjalimit në qershor të vitit 2002, Bushi denoncoi terrorizmin palestinez dhe tha se vetëm nga reformat vinin parimet bazë e të bërit shtet të Palestinës. i sigurt, Sharon nisi të reagojë.
Izraelitët e dinë mire se dënimet publike të amerikanëve për Izraelin i çlirojnë europianët. Izraeli ka qenë i izoluar dhe kjo gjë është kritikuar nga ndërkombëtarët.
Kur ne përdorëm fjalën “dënim”, ishte e pamundur që kjo linjë të mbahej jashtë kuartetit të lartpërmendur dhe formulimeve të Bashkimit Europian.
Shto këtu edhe agresionet ndërkombëtare dhe operacionet amerikane të ndërmarra për distancimin (presidenti viziton Kajron dhe Riadin, por e lë pas Izraelin p.sh.).
Hilari Klinton ka thënë se “status quo është pa mbështetje”. Fraza të tilla nuk mëkojnë ndonjë besim te izraelitët, që siguria në vend qëndron pikërisht pranë majës së listës së administratës.
Dështimi për të vendosur standardet për administrimin e Palestinës cenon procesin e paqes.
Prej vitesh, zyrtarët amerikanë të dy partive janë shprehur se “goditja duhet të përfundojë”, por ata nuk kanë imponuar ndonjë ndëshkim për dështimin në fund.
Kur Autoriteti Palestinez në mars (PA) emërtoi një skuadër për një terrorist që ishte përfshirë në një sulm më 1978 që vrau 38 izraelitë, midis tyre edhe 13 fëmijë, Obama, Biden dhe Klinton heshtën.
Zyrtarët e nivelit më të ulët po ashtu. Në shoqërinë palestineze, respekti për këtë terrorist, të quajtur Dalal Mughrabi, është shtrirë gjithandej; Fatah, jo Hamas, është një prej të shpallurve, Mughrabi.
Radio palestineze dhe televizioni nxitën urrejtjen e Izraelit.
Në javët e fundit, administrata e Obamës ka theksuar se të dyja palët kanë përgjegjshmëri për t’u takuar, por nuk u bënë pyetje serioze rreth Autoritetit Palestinez.
çmimi për një pakujdesi të tillë është paguar si në shoqërinë izraelite, edhe në atë palestineze: çdo veprim i tillë dhe çdo transmetim ndihmon që izraelitëve t’u mbushet mendja se palestinezët nuk kërkojnë paqe çiltërisht dhe ndihmon të rritet një brez i ri palestinezësh, që i shohin çifutët si armiq që duhen urryer dhe jo si fqinj, me të cilët mund të arrijnë ndonjë dobi.
Ky veprim foshnjarak nga shoqëria palestineze, për më tepër, e zhvendos atë nga përgjegjshmëritë e të bërit shtet, sepse frenon elementet më të dëmshme dhe më shkatërruese të Bankës Perëndimore dhe sugjeron që standardet njerëzore nuk janë domosdoshmërisht pjesë e progresit kundrejt “paqes”.
Një lutje e fuqishme që të gjitha goditjet të përfundojnë tashmë, do të ndihmonte moderatorët palestinezë të ndërmarrin këto veprime dhe të risigurojnë Izraelin që Presidenti Obama të ndajë të paktën një prej shqetësimeve, lidhur me aftësinë e palestinezëve për të negociuar dhe për të mbështetur procesin e paqes. Heshtja e deritanishme, rutina që ka pllakosur, të le përshtypjen që Obama thjesht dëshiron të nënshkruajë një radhë shkresash dhe nuk mendon se çfarë mund të ndodhë pas kësaj. Ashtu si distancimi i tij prej Izraelit dhe mungesa e shqetësimit për sigurinë në Izrael, kjo gjë minon shanset për bisedime të suksesshme për paqen.
3. Izraelitët e kanë mësuar rrugën më të vështirë në Libanin jugor dhe në Gaza dhe e dinë mirë se janë faktori më i madh për të kundërshtuar tërheqjen nga Banka Perëndimore. Lideri i partisë laburiste Ehud Barak nuk shihet në Izrael si përkrahës; kur ka qenë kryeministër, ai i ofroi Arafatit një propozim dramatik për paqe në vitin 2000. Kur ishte ministër i mbrojtjes, zhvilloi një takim me Presidentin Bush më 2008 dhe nxorri një listë më vonë me nevojat për siguri në Bankën Perëndimore, gjatë takimeve me ish sekretaren e shtetit amerikan, Rice.
Ai bashkë me Netanjahun (dhe maxhoranca e gjerë e Izraelitëve) janë të një mendjeje: terrorizmi nga Gaza është një disfatë sigurie për Izraelin, por terrorizmi që vjen nga Banka Perëndimore kërcënon mbijetesën e Izraelit.
Ka pasur goxha zhvillim në trajnimin e forcave për sigurinë palestineze, por askush nuk beson se mund të ruhet rregulli pa praninë e IDF dhe Shin Bet.
Ata që thonë se mund të arrihet paqja brenda 24 muajve, kësisoj shprehen se çështjet e sigurisë mund të anashkalohen ose mund të harrohen.
Sigurisht që ata munden, nëse qëllimi është thjesht një copë letër – ose, mbase, një paqe prej letre.
Nëse dëshironi një paqe reale dhe jetëgjatë, duhet t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje: Si do të mbushet vakumi, kur të largohen forcat e Izraelit? Sot përgjigjia është kaos ose Hamas, apo ndonjë parashikim që brenda 24 muajve këto probleme do të zgjidhen, të gjitha këto tregojnë një mungesë serioziteti.
Palestinezët që e vlerësojnë ligjin e rregullin dhe kërkojnë të ndërtojnë një shoqëri modeste, nuk mund të jenë kaq kavalierë.
Nga kjo nxjerrim një mësim tjetër: Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmend t’i japin fund këtij problemi brenda 24 muajve, Izraelitët do ta kuptojnë se ne do të mbrojmë sigurinë e tyre dhe do të shfaqim pakënaqësi, kur ata të pohojnë nevojën për të vepruar vetë.
4. Debati Izrael-Palestinë nuk është qendra e botës, as e politikës arabe apo myslimane.
George Mitchell dikur pranoi se kur ka biseduar me liderët arabë, ata lartësuan në fillim Iranin, por askush brenda administratës nuk dëshiron të lejojë faktet e thjeshta për të ndërhyrë me idelologjinë e tyre. George Bush ka qenë shumë i afërt me Izraelin, por kishte lidhje të shkëlqyera me sundimtarët marokenë, algjerianë, kuvajtianë, sauditë dhe jordanezë – të gjithë përveç egjiptianëve, që ishin të zemëruar prej presidentit Bush, i cili kërkonte që aty të kryheshin zgjedhje të lira.
T’i kushtosh vëmendje asaj që thonë liderët arabë publikisht për Izraelin, është marrëzi, sepse pikëpamjet e tyre reale konsistojnë në vlerësime lidhur me ekuilibrin e pushtetit në rajon.
Ajo çka ata duan, është qetësia; ata nuk duan që rrugët të mbushen me dhunë.
Ajo që i shqetëson ata është mbijetesa dhe Irani. Nëse ata marrim ndonjë mësim nga ftohtësia e tanishme midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, nga kjo del që Shtetet e Bashkuara nuk janë një aleat serioz dhe i besueshëm.
Keqkuptimi më i gabuar mes këtyre rreshtave është mendimi që të mbështesësh Izraelin është njësoj si të rrezikosh jetët e amerikanëve në Irak dhe Afganistan.
Zëvendëspresidenti amerikan, Biden, i është drejtuar Netanjahut duke i thënë se “Kjo ka nisur të bëhet rrezik për ne. Ajo që po bëni këtu, përcakton sigurinë e trupave tona që po luftojnë në Irak, Afganistan dhe Pakistan”.
David Axelrod, i cili është një strateg i politikave të huaja dhe zëdhënës i presidentit, është pyetur në një nga spektaklet e së dielës, nëse ishte dakord me vënien e trupave në rrezik prej marrëveshjes në fjalë. Ai u përgjigj se “është e rëndësishme për sigurinë tonë që të ecim përpara dhe të zgjidhim këtë çështje kaq të vështirë dhe delikate”.
General David Petraeus, komandanti i CENTCOM u shpreh në Senat se “është e qartë që tensionet lidhur me këto çështje kanë një ndikim të jashtëzakonshëm mbi kontekstin strategjik, ku ne operojmë, pikërisht në zonën qendrore të përgjegjshmërisë”.
Petraus pati një shans të thoshte se pakistanezët nuk mendojnë në mënyrë ekstreme për marrëveshjen me Bankën Perëndimore, kur shohin talibanët dhe zhvillimet në ëaziristan.
Sa e vështirë duhej të ketë qenë për të apo për disa zyrtarë të tjerë të kujtonin që Osama bin Laden u bë terrorist, për të përmbysur qeverinë në Riad dhe jo atë në Jeruzalem? Betejat midis moderatorëve dhe tradicionalëve, Sunni dhe Shia, kundërlaicistëve dhe islamikëve po përçajnë islamikët dhe botën arabe në veçanti. Ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, për aq kohë sa të ekzistojë Izraeli.
Liderët arabë dëshirojnë të dinë se çfarë do të bëhet nga ana jonë që të ndalohet revanshi i Iranit; ata duan të dinë nëse aleati i tyre në Uashington ka për të qenë fuqia më e madhe në rajon. Izraelitët pyesin veten se kur “do t’i zemërojë kjo gjë islamikët ekstremistë”.
A mendon ndokush se al Kaeda apo talibanët do të qetësohen prej një marrëveshjeje të ngrirë? Islamikët nuk janë të interesuar në “çështjet e 1967” që kanë lidhje me formatin e Izraelit, por në “çështjet e vitit 1948” lidhur me ekzistencën e Izraelit.
Nëse, që tani e tutje do të angazhojmë të tillë njerëz dhe nuk do t’i sulmojmë ata, ekzistenca e Izraelit hym në lojë.
Nëse ky nuk është këndvështrimi i Obamës, administrata duhet ta pranojë këtë shpejt dhe shumë qartë. Përndryshe, administrata e tij mundet të vizitojë sërish “çështjet e vitit 1948”.
Pas 60 vitesh të drejtimit amerikan dhe dominimit ushtarak në Lindjen e Mesme, duhet të jetë shqetësuese për amerikanët, ashtu siç është edhe për izraelitët, që gjurmët e këtij afrimi po shfaqen përsëri në Uashington.
Një përqendrim mbi “procesin e paqes” e dëmton këtë çështje dhe kësisoj krijohet nevoja për institucionet palestineze. është e qartë që për rreth 2 dekada negociata, nuk kanë sjellë ende paqe. Ky fokus ka pasur 2 ndikime të dëmshme.
Së pari, do të thotë se ne po kujdesemi më shumë për Sirinë, Egjiptin apo të tjerët për të nënshkruar disa plane negociuese, që do të realizojmë lidhur me situatat e brendshme në vend.
Njerëzit, politika, aleancat e vendeve të tilla janë bërë të parëndësishme, teksa ne përqendrohemi tek sundimtarët e këtyre vendeve, nëse ata do të denjojnë të ulen në tryezën të cilën e kemi shtruar dhe është gati tashmë. Të drejtat njerëzore dhe çështjet e demokracisë po zhduken.
Së dyti, ne do të përdorim të gjitha mundësitë për sesionet negociuese, në vend që të nisim e të ndërtojmë vendin. i kërkojmë shteteve arabe të zgjaten kah Izraeli (gjë që ata nuk e bëjnë), kur në fakt duhet të kërkojmë që ata të drejtohen kah palestinezët (që duhet ta bëjnë).
Ne shkatërrojmë dhe dëmtojmë lidhjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Izrael, mbi një deklaratë të vogël, për shkak se mund të vonojë “bisedimet pasuese”.
Përdorim ndikimin amerikan me Izraelin, jo për të ndihmuar rritjen ekonomike në Bankën Perëndimore, por veçse përpiqemi të pengojmë strukturat çifute (kurrë arabët).
Kjo gjë nuk ka për të çuar kurrë te paqja. Një përafrim pragmatik që kërkon të krijohet në Bankën Perëndimore një shoqëri e përmbajtur dhe një shtet që do të respektojë ligjin dhe rendin, këto duhet të jenë qëllimet tona.
Para 2 javëve u zhvillua biseda e “pajtimit” midis administratës së Obamës dhe qeverisë së Izraelit. Por pajtimi nuk është një çështje e thjeshtë, ashtu siç pranon edhe kisha katolike. Në këtë besim katolik, është diçka e shenjtë që përmban 3 elementë: shndërrimi, rrëfimi dhe kremtimi.
Shndërrimi është një perceptim i brendshëm i keqbërjes, rrëfimi është lejimi i jashtëm i saj dhe kremtimi vjen kur (dhe vetëm atëherë) mëkatari është shndërruar në fe tjetër, është penduar, është rrëfyer dhe është rikthyer.
çështjet e Izraelit dhe Lindjes së Mesme duken se kanë ende një rrugë të gjatë përpara.
Përktheu: Rudina Dahri