Afron supersfida, Bayern Munchen-Barcelona

Kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të njëres nga sfidat më të mëdha viteve të fundit në futboll, Bayern Munchen-Barcelona. Dy prej skuadrave ndoshta më të mira në botë sot në futboll, takohen në përballjen në "Allianz Arena" në gjysëmfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Gjermanisë përball kampionit në pritje të Spanjës fo të testojnë njëra tjetrën në përballjen gjigande.
Bayern do të përpiqet të vazhdoj paraqitjet fantastike këtë edicion që ka patur në Ligën e Kampionëve ndërsa Barcelona do të tregoj përvojën e saj që ka në vitet e fundit duke arritur 6 herë në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayern në këtë takim do të jetë pa Kross e Badtusber, ndërsa Barcelona pa Puyol e Mascherano. Në fushë do të zbresin yjet që së bashku kushtojnë më shumë se 1 miliard euro.
Lojtarët e Barcelonës kushtojnë 603 milion euro ndërsa Bayern Munchen kushton 433 milion euro. Leo Messi është lojtari më i kushtueshëm në fushë me vlerë 120 milion euro./Indeksonline/