E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e United, femra, alkool, kazino, gjumë hiç

Lojtarët e Manchester United nuk kanë ndalur festën gjatë tërë natës. Ata kanë patur një natë të gjatë para vetes duke i provuar të gjitha, për tu parë në mëngjes ende në formë.

Të veshur si zotërinjë, lojtarët e United kishin rezervuar lokale për të festuar titullin e 20-të. Gjithmonë të pandarë, të lumtur e të paparë, kampionët anglezë nuk kishin limitë mbrëmë, duke dhënë lirinë e "shfrenuar" por të merituar edhe nga Sir Alex Ferguson.

Alkool, muzikë, femra të bukura, vallëzim ishin disa nga ngjarjet që lojtarët e United i shijuan mbrëmë. Pothuajse të gjithë lojtarët mbrëmë nuk ishin me veturat e tyre, por se për udhëtimin e tyre përkujdeseshin taksit nga qyteti.

Kur u bë ora 6 e mëngjesit, ata u drejtuan në një nga kazinot e qytetit për të s'provuar vetveten.

Në fotot e bëra nuk ka munguar as një pamje ku Phil Jones e "deformoj" ftyrën e tij edhe njëherë, por kësaj radhe jashtë fushe. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›