Agallarët e PS skanë moral të flasin për Albpetrolin

Erjon Braçe
Nisur nga procesi i shitjes së Albpetrolit dhe heshtja e opozitës për këtë çështje, nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Erjon Braçe, akuzon drejtuesit e PS për heshtjen e tyre. Sipas Braçes, po refuzohet çdo parim morali, ndërsa i akuzon ata se bëjnë vetëm demagogji para popullit. Në këtë vend po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të shërbesh ndershëm si politikan në secilin nga aspektet e mësipërme. Mund tju duket çudi, madje mund edhe të thoni që as na bie ndër mend si jeton politikani, por secila nga liritë e përmendura më sipër kufizohen nga politikanët që se honepsin dot ndershmërinë, lirinë, pjesëmarrjen, dëgjimin, reflektimin, korrigjimin!!! Në këtë vend po bëhet e pamundur të jetosh e militosh si i majtë, socialist, më qartë!! Nuk ka më parime të tilla, shumë pak flasin për to, madje agallarët as që i përfillin. I pëlqejnë si instrument për ti folur me to popullit, por si honepsin dot, i refuzojnë, i luftojnë, i relativizojnë, i përjashtojnë në heshtje, tamam kur me parime të tilla mund të luftonin të keqen më të madhe që po i ndodh këtij vendi: Privatizimin, shitjen, plaçkitjen e atdheut!!!, shkruan Braçe në adresën e tij në Facebook. Duke e cilësuar si një duf personal, Braçe shkruan se në këtë vend po bëhet gjithnjë e më e vështirë të jetosh i ndershëm si qytetar. Në këtë vend po bëhet gjithnjë e më e vështirë: të jetosh ndershëm si qytetar; të informohesh në kohë për vendimet që merren për ty si qytetar, të tashmen e të ardhmen tënde, familjes, komunitetit, shoqërisë ku bën pjesë; të mendosh lirisht mbi vendimet që merren për ty si qytetar…., shkruan Braçe.