E Diel, 1 Nëntor 2026

Agim Canaj trajneri i ri i Shkumbinit



Agim Canaj eshte trajneri i ri i Shkumbinit duke pasuar ne bankinen peqinase Mirel Josen te shkarkuar per rezultate te dobeta ne dy javet e para te kampionatit aktual. Shkumbini barazoi 2-2 me Kastriotin ne Qemal Stafa por me peqinasit si prites dhe humbi 2-0 me Lacin ne transferte duke grumbulluar vetem 1 pike nga 6 te mundshmet. Per 48-vjecarin Agim Canaj i cili nenshkroi nje kontrate 1-vjecare me presidentin Ylli Ndroqi behet fjale per nje rikthim pas pese vitesh ne Peqin pasi tekniku vlonjat e ka drejtuar skuadren e Shkumbinit ne sezonin 2004-2005 por pa e mbyllur deri ne fund sezonin. Canaj u zevendesua pas javes se 19-te pas nje humbje 2-0 me Tiranen ne Fier duke u zevendesuar me 17 janar te vitit 2005 nga Faruk Sejdini ky i fundit arriti ta mbaje skuadren peqinase ne Superlige atehere me 10 skuadra dhe 36 ndeshje. Agim Canaj nje ish-futbollist i njohur i Flamurtarit dhe Dinamos ka luajtur edhe ne Rumani me Brashcov madje kampion me blute kryeqytetas ka drejtuar nje numer te madh skuadrash perfshire Dinamon Shkumbinin Skenderbeun Besen Flamurtarin Vllaznine e sezonin e kaluar Gramozin e Ersekes. Ne fakt duhet pohuar se investimet financiare dhe ne grupin e lojtareve nga bosi i fuqishem i kompanise Yldon kane qene nder me te lartat e shpenzuara ndonjehere per nje klub te formatit te Shkumbinit. Kerkoj maksimumin nga ekipi dhe lojtaret duhet te japin maksimumin ne ndeshjen e radhes - pohoi presidenti Ylli Ndroqi gjate prezantimit te Agim Canajt. Pas rikthimit ne aksion te kampionatit per shkak te impenjimeve te Kombetares me dy ndeshjet ne eliminatoret e Euro 2012-s ndeshjet kunder Rumanise dhe Luksemburgut ne javen e trete Shkumbini do te prese ne shtepi Skenderbeun qe pas dy javesh ka pike te plota 6. Nje ndeshje me shume pergjegjesi per trajnerin e Canaj. Sa per statistike Agim Canaj e ka drejtuar Skenderbeun ne edicionin 2005-2006 por pa mundur ta mbaje ne Superlige duke humbur 1-0 ne ndeshjen e plejofit me Teuten. Interesant eshte nje fakt se dhe ne sezonin 2005-2006 kur Mirel Josa ishte trajneri i Skenderbeut u largua me pas te Tirana dhe pasi perkohesisht skuadren korcare e drejtuan Rrenato Rrapo dhe Gjergji Ballco te dy nga nje jave pasuesi i tij ishte Agim Canaj. Sezonin e kaluar ishte Shkumbini ai qe e nisi valsin e bankinave. Gugash Magani dha doreheqjen pas javes se dyte pas nje barazimi pa gola ne Erseke me Gramozin dhe humbjen 2-1 ne Peqin me Besen. Sezonin e kaluar Shkumbini i drejtuar nga presidenti Dyrmishi dhe i mbeshtetur financiarisht dhe nga donatoret Sula e Ismaili pati ne bankine tre trajnere Gugash Magani nga java 1-2 Kristaq Mile nga java 3-15 dhe Perparim Daiu nga java 16.

SUPERLIGA 2010-2011
LEVIZJET E TRAJNEREVE

Shkumbini Mirel Josa nga java 1-2 Agim Canaj nga java e 3-te

2 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›