E Diel, 1 Nëntor 2026

Nervozohet Hoze Murinjo Jam trajner jo Harri Poter



Edhe pse kane kaluar dy muaj ende ka paqartesi per menyren se si Murinjo braktisi Interin pasi arriti suksesin e trefishte. Por eshte vete Special one qe shpjegon perse e mori vendimin per te lene Interin. Ne qofte se do te deshiroja qe te isha mbreti Midas atehere duhet te kisha qendruar te Interi - pohoi Murinjo ne intervisten dhene te perditshmes sportive spanjolle As. Nje skuader qe kishte fituar gjithcka ne dy sezone do te me siguronte nje jete te jete. Une preferova te zgjedh rrugen me te veshtire te pranoja oferten qe me beri Reali i Madridit. Duke vazhduar me tej Special one nenvizoi Nuk eshte problemi ne qofte se skuadra ne substance vazhdonte te fitonte me mua apo me ndonje teknik tjeter. Gjeja kryesore eshte stabiliteti. Murinjo pranoi rrugen me te veshtire sic pohon vete por ne drejtimin e Realit te Madridit rruga nuk do te jete horizontale. Reali i Madridit barazoi ndeshjen e pare te sezonit 0-0 me Majorken dhe menjehere Barcelona shkeputet dy pike pas fitores 3-0 me Racing Santander. Pengesat kane filluar te shfaqen per Murinjon qe shoqerohen dhe me krizen e demtimeve. Murinjo nuk pelqente jeten e qete te Interi qe sipas tij do te krijohej pas suksesit te trefishte. Por kete jete te qete nuk po e prek apo shijon pasardhesi i tij tekniku spanjoll Rafa Benitez. Dhe debutimi i tij ne Serine A me Interin kishte skenarin e ngjashem me ate te Murinjos te Real Madrid 00 me Bolonjen. Pak dite pas kritikave te ashpra ne drejtim te skuadres se Realit pas barazimit 0-0 ne fushen e Mallorca-s Special One i cudit te gjithe duke zgjedhur te flase me ate qe i pelqen me shume ironine. Jam nje trajner nuk jam Harry Potter. Magjia ne realitet nuk ekziston dhe une jetoj ne futboll qe eshte real. Jam tek Reali prej disa muajsh dhe kemi kryer rreth 40 stervitje. E dini sa kemi bere me te gjithe grupin e plote As 10 deklaron Mou. Ne vijim ai shton se skuadra ka ende shume rruge per te bere. Per mua do ishte shume e thjeshte te mos ndryshoja asgje. Mund te luanim si skuadra e sezonit te shkuar duke ruajtur te njejtat principe dhe te njejten strukture. Do te ishte me e lehte ne fillim te sezonit por gjate rruges do te rezultonte e gabuar. Nuk eshte drejtimi qe dua te marr vijon portugezi. Mourinjo komenton edhe dy blerjet e reja talentet Khedira dhe Oezil. Jeta e gjermaneve nuk eshte e thjeshte. Nuk flasin asnje fjale spanjisht - perfundon trajneri i Realit te Madridit.

2 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›