E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Nezaj: LSI është ajo që vendos diferencën mes PD-së dhe PS-së

agim nezaAnalisti politik, Agim Nezaj në një intervistë për Deutsche Welle mendon se raportet mes maxhorancës dhe opozitës do kenë si pikë të përbashkët proceset e integrimit. Sipas tij, e djathta pritet të bëjë një opozitë të ashpër, në veçanti në sallën e parlamentit dhe nëpërmjet medias. “Mendoj se kryetari i opozitës duhet të jetë pjesë e parlamentit, për të bërë një opozitë eficente, por besoj se mungesën e Lulzim Bashës në parlament do ta rikuperojë lideri historik i PD-së, Sali Berisha. Diferenca mes PS-së dhe PD-së nuk është e madhe në parlament, por numri prej 16 deputetëve të LSI-së e bën diferencën të madhe në favor të maxhorancës. Pra, këtë fakt duhet ta kemi parasysh, është LSI, që vendos për forcën e maxhorancës dhe për qeverisjen e vendit gjatë këtij mandati, pavarësisht se Edi Rama është kryeministër, shprehet Neza. Sa i takon pritshmërive nga angazhimi i qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama, Agim Nezaj, mendon se premtimet kanë qenë mbresëlënëse tek opinioni publik gjatë fushatës zgjedhore. E rëndësishme është të mos paragjykojmë qeverinë e ardhshme. Vështirësitë për realizimin e premtimeve qëndrojnë tek punësimi, shërbimi shëndetësor falas dhe në veçanti lufta kundër korrupsionit. Mundësitë janë për t’u realizuar premtimet, por varet se sa do të jete i përkushtuar kabineti i ri i Ramës, ku disa nga ministrat kanë mungesë eksperience në punën e administratës shtetërore. Ndoshta duhej një gërshetim në kabinetin e qeverisjes edhe me ndonjë përfaqësues tjetër me eksperiencë të PS-së, si Bashkim Fino dhe Pandeli Majko”, deklaron Agim Nezaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›