E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani pret Thaçin: Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Kosovën

nishani me thacin Edhe Presidenti, Bujar Nishani priti në një takim kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë takimit, kreu i shtetit vlerësoi karakterin strategjik të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, të cilat, sipas tij synojnë të shndërrohen në marrëdhënie model në rajon, në përputhje me dëshirat dhe aspiratat e dy vendeve, për tu integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Më tej, presidenti Nishani shprehu angazhimin për të mbajtur hapur institucionalizimin e një dialogu politik në nivelet më të larta dhe siguroi se, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian. Nga ana e tij, kryeministri Thaçi shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjithanshme të Shqipërisë dhe nënvizoi vendosmërinë që Kosova të ecë në rrugën e reformave dhe integrimit euroatlantik. Thaçi vlerësoi rolin mbështetës të Shqipërisë si të pazëvendësueshëm në procesin e njohjeve, nismave rajonale dhe integrimit të Kosovës.

****

Basha: PD do të mbështes Kosovën edhe në opozitë

 Kryetari i PD-së, njëherësh kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha ka qenë politikani i radhës me të cilin është takuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë një konference të përbashkët, Basha tha se PD do të vijojë të mbështes Kosovën edhe tani që ajo është në opozitë. Patëm rasti të shqyrtojmë disa çështje të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve, diskutuam për detyrën time të re, por rolin e opozitës së re në parlament, për rolin dhe vizionin që do kemi për Kosovën dhe integrimin evropian të Kosovës dhe Shqipërisë dhe evropianizimin në tërësi të Rajonit. Sigurova Thaçin që nuk do mungojë bashkëpunimi nga PD edhe në opozitë, deklaroi Basha. Ndërsa Thaçi në fjalën e tij vlerësoi rolin e Bashës në njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe në ndërtimin e rrugës së Kombit. Takohem me mikun Basha, Kryetarin e Bashkisë, liderin e ri të opozitës shqiptare. E përgëzova për punën e bërë në bashki. E falënderoj për angazhimet e tij në ndërtimin e rrugës së Kombit, për punën e tij të palodhshme si ministër për njohjen e Kosovës. E urova për zgjedhjen në krye të PD, kam besim të plotë për të ardhmen e Shqipërisë, ka qenë në krye të përgjegjësive për liberalizimin e vizave, tha Thaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›