E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha s’e mbajti fjalen

Kryetari socialist, akuza Berishes per mosrealizimin e asnje prej premtimeve te marra ne takimin qe kane zhvilluar ne fundvit
Oli Xhilaga
“Fitorja jone e neserme per te ndryshuar Shqiperine varet edhe nga puna e sotme ne ndryshimin e qyteteve e komunave qe qeverisim”! Ky ka qene mesazhi i percjelle dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, per te gjithe drejtuesit vendore, perfaqesues te kesaj partie. Kesisoj, kampi roze shpalos alternativat e tij fillimisht per nje qeverisje ndryshe te pushtetit vendor, duke i paraprire ne kete menyre dhe pergatitjeve per te rimarre pushtetin qendror. Por ndalur fillimisht ne ato cfare pati premtuar qeveria “Berisha” per pushtetin lokal, kryetari socialist, Rama, nuk kurseu akuzat dhe kritikat ndaj ekzekutivit dhe kreut te saj. Ne kete menyre, referuar ketyre premtimeve, Rama vuri ne dukje se asgje nga ato qe Kryeministri premtoi ne takimin e fundvitit te shkuar nuk gjendet as ne buxhetin e vitit 2008, ku vijohet me skema te fantazuara grandesh konkurruese, qe nuk gjenden ne asnje vend tjeter te botes demokratike, sepse jane shpikja shqiptare e radhes, me te cilat, disa te ashtuquajtura komitete, bejne ndarjen e fondeve sipas shijeve e orekseve elektorale e korruptive dhe jo sipas nevojave te komuniteteve.
Duke shtuar dozen e kritikave te tij, kreu socialist u shpreh se “une nuk kam pasur kurre dyshim, jua kam thene vijimesisht, se Shqiperia drejtohet nga nje njeri qe eshte i paafte te menaxhoje nje ndermarrje komunale e jo me te perballoje sfidat e menaxhimit te te gjitha puneve te vendit”. Me konkretisht, nje nga keto premtime te bera nga Kryeministri Berisha kishte te bente me venien e menjehershme ne levizje te qeverise per te ndalur abuzimet skandaloze te institucioneve te shtetit qe ai drejton me hapesirat publike, me asetet e bashkive, me trojet e shkollave e te parqeve, si edhe per te revokuar qindra vendime te paligjshme mbi keto prona.
Ardhur ne kete pike, jo vetem nuk ka nisur asgje ne kete drejtim, por, perkundrazi, sipas Rames, zullumqaret e qeverise se tij po pergatisin nje vendim per t'i marre bashkive edhe ato pak asete e prona qe pretendojne te regjistrojne, me argumentin skandaloz se nuk i paskan vene ende ne eficence. Per kete arsye, Rama nuk vonoi te ironizonte, duke u shprehur se “ministrat karagjoze nuk i kane munguar asnjehere qeverive te ketij vendi, qysh nga viti 1912, po te tille dallkauke qe te bejne sikur s'e dine se pushteti vendor nuk mund te vere ne eficence nje prone qe nuk e ka ende te regjistruar, ua kalojne vertet te gjitheve”.
Rama per...
Qeverisjen vendore
“Po behen tetembedhjete vjet perpjekje per te ndertuar nje shtet modern e demokratik dhe pushteti yne vendor mbetet ende me me pak instrumente ne dore se c’kishin komitetet e dikurshme ekzekutive. Dhe ky nuk eshte ekzagjerim metaforik, po fakt”.
Ndarjen e taksave
“Pa taksa te ndara s’mund te kete asnje fuqizim real te financave te pushtetit vendor, asnje rritje reale te ndikimit te tij ne cilesine e jetes se qytetareve. S'mund te kete nje pushtet vendor me te efektshem ne mbrojtjen e mjedisit, pa nje politike te re per mjedisin”.
Drejtuesit vendore
“Nje i paafte ne shtet ben te pakenaqur qindra qytetare, nje administrate e paafte ne nje bashki a komune ben te pakenaqur nje qytet e fshatra te tere, nje shtet i paafte ben te pakenaqur nje popull te tere. Misioni yne eshte te kenaqim ata miliona njerez te cileve u sherbejme”.
Federaten
“Ne, socialistet e shekullit te ri, eshte jetike te jemi lokomotiva e nje procesi transformimi rrenjesor. Te jemi fuqia qe e hap me vizion e kuraje rrugen e ndarjes me politiken e vjeter. Asnjehere nuk do te jemi nje parti e vetme, por nje mozaik vlerash dhe idesh”.
Cmimet
“Ne Shqiperi po ndodh rritja me e paperballueshme e cmimeve dhe kudo neper qytetet e fshatrat e atdheut tone ndjehet, preket, degjohet e shihet pushteti i nje varferie te gjithepushtetshme e i nje deshperimi ne rritje”.
Bashkepunimin
“Asgje nuk e justifikon reagimin ndaj sjelljeve te papershtatshme, te cilitdo aleati me sjellje te papershtatshme nga ana jone. Kjo vlen jo vetem per aleatet, me te cilet duhet te kerkojme mirekuptimin, sado i veshtire te jete rasti i moskuptimit, por edhe per kundershtaret”.
Kuvend

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›