Islami: Takimi Rama-Berisha, zhbllokon reformen zgjedhore
Zhbllokimi i punes ne komisionin per reformen zgjedhore, mund te arrihet vetem pas nje takimi mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Te pakten, sipas bashkekryetarit socialist te komisionit, Kastriot Islami, nje takim i tille do te vinte ne levizje reformen, e cila ka ngecur te percaktimi i sistemit elektoral ne Shqiperi. “Kemi kerkuar nje bashkeveprim politik me Partine Demokratike”, tha Islami, duke shtuar se takimi mund te zhvillohet ne te gjitha nivelet, deri mes dy kryetareve te partive kryesore. Konkretisht eshte selia roze, ajo qe, sipas Islamit, ka kerkuar zhvillimin e nje takimi ne nivele te larta ne PD per reformen zgjedhore. Ftese e cila i eshte drejtuar, sipas tij, edhe Kryeministrit Sali Berisha. “Nese PD do te pranoje, do te jete e gatshme edhe ne jemi te gatshem”, theksoi ai. Sipas Islamit, takimi kerkohet deri ne nivel te dy kryetareve te partive te medha politike, Sali Berisha dhe Edi Rama, pa permendur perfshirjen e krereve te partive te vogla, te cilet jane anetare te komisionit te reformes. Islami shpjegoi se puna te reforma zgjedhore ka ngecur te faza e perzgjedhjes se sistemit zgjedhor. PS favorizon sistemin proporcional. Me caktimin e sistemit, qe duket se eshte pjesa me e veshtire, do te vijohet me ceshtjen e listave te votimit si do te jene te hapura apo te mbyllura. E ceshtja e fundit mbetet percaktimi i pragut elektoral per partite politike qe do te hyjne ne parlament. Komisioni i reformes deri me sot eshte njohur me pese variante sistemesh te ndryshme parlamentare, nga ekspertet e OSBE/ODIHR-it. Por, pavaresisht shqyrtimit te tyre per muaj te tere, ende nuk eshte perzgjedhur sistemi qe do te ishte me adapt per zgjedhjet ne Shqiperi. Deri me sot, partite politike kane dhene variante te ndryshme dhe debati me shume eshte perqendruar te caktimi i pragut elektoral. Ceshtje kjo qe prek partite e vogla politike. R.Rapushi