ACR: Viktima theu urdhrin
TIRANE - Punetori gjeti vdekjen, pasi theu urdhrin e punes, eshte vleresimi i dhene dje nga kompania qe shfrytezon minieren e Bulqizes, ka dhene hollesi pse te ndjerit nuk iu keshillua te punoje ne sektorin ku humbi jeten. Permes nje deklarate per shtyp, kompania e shfrytezimit te mineraleve ne Bulqize, Albanian Chrome ACR, ka dhene dje pasdite versionin e saj zyrtar per tragjedine e radhes qe ndodhi ne miniere, ku 50-vjecari Njazi Alliu gjeti vdekjen ne pune e siper. Duke shpjeguar te dhenat teknike qe i paraprine tragjedise, kompania minerare shpjegon se ngjarja qe i mori jeten 50-vjecarit Alliu, ndodhi dje ne oren 11 te paradites. “Punetori gjeti vdekjen ne aksident, ne nivelin L2/2 te minieres se Bulqizes”, shpjegon ACR, duke treguar dhe thyerjen, sipas saj, te urdhrit nga i ndjeri.
“Njazi Alliu kishte marre mengjesin e se shtunes urdhrin e punes per te punuar ne nje tjeter nivel, i caktuar te punonte ne frontin e krahut te pare L2/1C. Me vendim personal dhe pa urdher pune, ai eshte zhvendosur dhe ka nisur te punoje ne vendngjarjen e aksidentit, ku edhe ka rreshqitur ne nje trimozhe”, perfundon shpjegimi teknik i ACR-se, pa u ndalur ne arsyet qe cuan kete kompani te urdherojne viktimen qe te mos punoje ne pjesen ku ndodhi aksidenti fatal.
Sakaq, drejtoria e Albanian Chrome ACR, pasi shpreh keqardhjen e thelle per kete aksident, qe e cileson tragjik, u ben apel “te gjithe punonjesve te saj te respektojne rigorozisht disiplinen, rregulloren e sigurise dhe rregullat e punes ne miniere”.
Ed.Ku
Sali Berisha
Mesazh ngushellimi per minatorin
Kryeministri Sali Berisha shprehu dje dhimbjen per humbjen e jetes se minatorit, Njazi Alliu, i cili punonte ne minieren e Bulqizes. “Mesova me pikellim te thelle humbjen e jetes se minatorit, Njazi Alliu. I shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se minatorit, dhe lutem qe familjaret dhe njerezit e tij me te afert te gjejne forcen per te perballuar dhimbjen e madhe per vdekjen e njeriut te tyre me te dashur”, thuhet ne mesazhin e Kryeministrit Berisha.
Edi Rama: “Shpella e vdekjes mori nje tjeter jete”
Kryetari i Partise Socialiste, gjate Debatit per Mireqeverisjen vendore, nderhyri per te ndare dhimbjen per humbjen e jetes se minatorit Njazi Alliu. Ne takimin e mbajtur paraditen e djeshme ne Pallatin e Kongreseve, Rama shprehu solidaritetin me te gjithe minatoret. “Shpella e vdekjes vazhdon ne menyre sistematike te marre jete njerezish, te lere femije jetime, te lere nena te veja, sigurisht, pa asnje mbeshtetje tjeter serioze financiare dhe pa asnje garanci per te ardhmen e femijeve”, tha Edi Rama.
LSI: “Qeveria te ndale kalvarin e viktimave”
Levizja Socialiste per Integrim i ka shprehur dje ngushellimet familjes se minatorit Njazi Alliu. Permes nje konference per shtyp ne seline e kesaj partie, sekretari per Bujqesine dhe Mjedisin, prof. Edmond Panariti, tha se ky eshte nje fenomen, i cili rrezikon te perseritet edhe ne te ardhmen. “Ne i kerkojme qeverise te tregohet e pergjegjshme dhe te marre masa te menjehershme per te ndalur kalvarin e viktimave ne minierat shqiptare”, tha ne deklaraten e tij perfaqesuesi i LSI-se.
Viktimat e Bulqizes:
Avni Durici
Besnik Alliu
Zaim Hysa
Hysen Elezi
Medi Jani
Sami Doga
Hekuran Gjata
Njazi Alliu
Viktima
Kush ishte Njazi Alliu
Koleget e minatorit te vdekur tregojne se Njaziu kishte rreth 2 vite qe punonte ne kete miniere, ndersa prej disa kohesh kryente dhe funksionin e nenkryetarit te konfederates se minatoreve te Bulqizes, sindikate e cila disa here ka protestuar per pagat, kushtet dhe rritjen e sigurise ne pune. Ne pranveren e 2007-es, ishte ne krye te protestuesve dhe me pas ne greven e urise, qe zgjati 17 dite. Mbyllja e minieres nuk ishte zgjidhja e duhur per ta, dhe menjehere pas urdhrit per fillimin e punes, ai bashke me shoket e tjere ia nisen profesionit te vjeter.
Bulqize