Aksidenti, vdes minatori ne galeri
Neki Feta
Nje tjeter minator ka vdekur mesditen e djeshme ne galerite e Bulqizes, rreth 1500 metra nen nivelin e siperfaqes. Njazi Alliu, babai i dy femijeve, ka humbur jeten rreth ores 11:00, ne nivelin 16 te nentokes. Minatori 52-vjecar eshte zhdukur nen nje masiv minerali prej disa tonelatash, te cilat i kane derrmuar trupin dhe i kane marre frymen. Koleget e minatorit te vdekur tregojne se ai ishte duke punuar ne galeri, kur nje mase materiali e ngurte eshte shembur, duke i marre jeten. Kane qene shoket e tij te punes, ata qe renden te paret per ta nxjerre nga masa shkembore Njazi Alliun, por nderhyrja e tyre nuk mundi te sillte ne jete 52-vjecarin. Viktima e tete e minieres se ferrokromit eshte vellai i Besnik Alliut, nje tjetri prej minatoreve qe vdiqen tragjikisht ne zgafellet e vdekjes.
Viktima e tete e galerive ishte nga fshati Fushe-Bulqize, rreth 5 kilometra larg qytetit te vogel te minatoreve. Ne fshatin ku lindi dhe banon familja e Njazi Alliut, lajmi ishte perhapur shume shpejt, por nuk fliste kush. Asnjeri prej banoreve nuk kishte guximin te trokiste ne shtepine ku ende qanin per Besnikun, i cili vdiq nentoke me 9 tetor te vitit 2006. Babai i tyre 90-vjecar, i semure, nuk arrinte te mbahej kur kujtonte Besnikun e shihte femijet e lene jetime, per te cilet prej me shume se nje viti ishte kujdesur Njaziu. Djali i madh i Njaziut ishte emigrant ne Itali dhe prej 6 vitesh nuk kthehej ne Shqiperi, per te kursyer parate qe i nevojiteshin dy familjeve.
Zia dhe heshtja e kishte mberthyer qe prej nje viti familjen Alliu, por lajmi per vdekjen e Njaziut tashme ka lene dy pale jetime ne duar te grave dhe nje plaku 90- vjecar. Familjaret tregojne se i ishin lutur dhjetera here te linte ate pune te mallkuar, por 52-vjecari kishte kembengulur, duke u thene se kam dy familje per te mbajtur. “Kam jetimet qe me ka lene vellai, nuk kam rrugedalje”, ka thene Njazi Alliu dhe eshte nisur serish drejt galerive, atje ku vdekja pergjon cdo dite.
Flet shoku: “Punonte shume per jetimet e vellait”
Nje nga shoket e viktimes, Dilaver Perkoxha, tregon se Njaziu qe prej vdekjes se vellait, Besnikut, ishte i stresuar. “Ngushtohej shume, thote ai, me qellim qe te mund t’u plotesonte kushtet femijeve jetime qe la vellai. Kishte disa kohe qe mundohej te punonte me shume, duke kaluar normen, dhe dukej se dicka nuk shkonte mire. Ky ishte fati i tij, ndoshta dhe ne neser. Dilaver Perkoxha thote se galeria behet cdo dite me e zeze e me e frikshme. “Shume nga shoket tane na e kane lene jeten ne duar, por keshtu nuk shkon me. Duhen marre masa perpara, se neser te ndodhe tragjedia e radhes”. Minatori i vjeter thote se qeveria duhet te nderhyje dhe te marre situaten ne dore, me qellim qe te tilla ngjarje te mos perseriten.