E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv policit, terror ne lagje

Efektivi i qarkullimit ndodhej prej 3 muajsh ne nje kurs dhe nuk ka qene ne banese
Ornela Hila
Nje shperthim i fuqishem ka tronditur ne oret e para te mengjesit te djeshem banesen e nje efektivi te policise rrugore ne lagjen "Pavaresia" te qytetit te Vlores. Lenda eksplozive e vendosur ne deren e apartamentit te Thoma Xhavares, ne katin e pare te nje pallati pesekatesh, ka shkaktuar deme te konsiderueshme deri ne katin e trete. Fqinjet tregojne se zhurma dhe lekundjet kane terrorizuar banoret e lagjes, pjesa derrmuese e te cileve ishte ne gjume. Ekspertet e policise, qe mberriten ne vendngjarje, thane se sasia e lendes shperthyese ishte e madhe, duke pare efektet e saj mbi muret e pallatit. Gjate dites se djeshme nuk ishte veshtire te konstatoje muret e cara deri ne katin e trete te pallatit, si dhe demet e shkaktuara ne apartamentin ku banon familja e policit. Me gjithe demet e konsiderueshme materiale, asnje prej personave qe banojne ne pallat nuk eshte demtuar nga shperthimi. Nderkohe, mesohet se po punohet mbi pisten e nje atentati per motive qe kane lidhje me detyren e kryefamiljarit Xhavara.
E gjithe familja Xhavara ishte ne gjume kur u degjua shperthimi. Bashkeshortja e policit, Liza, tregon se disa minuta me pare ishte zgjuar, pasi kishte degjuar nje ere djegesire. "Mendova se kisha lene gazin hapur, apo kishte rene zjarr te mbeturinat jashte, thote ajo. U ngrita dhe vura nje peshqir te dera, te mos vinte era brenda, dhe me tej kontrollova ne aneks mos kisha lene gazin hapur. Pasi u sigurova se gjithcka ishte ne rregull brenda shtepise, u ktheva ne dhome dhe rashe ne shtrat. Ne ate moment ndodhi shperthimi".
Fuqia e eksplozivit hodhi poshte porten e apartamentit. "U degjua nje zhurme e madhe dhe nje tym i dendur vershoi ne shtepi, vijon rrefimin e saj Liza Xhavara. Kontrolluam per femijet, ndersa fqinjet nxituan te na vijne ne ndihme. Ata na treguan se muret e pallatit dhe dyert ishin care deri lart ne katin e trete". Liza Xhavara thote se nuk arrin dot t'i jape nje shpjegim asaj qe ka ndodhur naten. "Ne nuk kemi hasmeri apo konflikte me askend. Bashkeshorti im ka 6 muaj qe nuk ushtronte detyren ne terren, pasi ndjek nje kurs kualifikimi", thote gruaja, e cila arrin te jape vetem nje shpjegim: dikush ka ngaterruar deren e saj me ate te dikujt tjeter.
Thoma Xhavara
Dy dekada ne qarkullim rrugor
Sipas policise se Vlores, Thoma Xhavara, prej 20 vjetesh mbulon detyren e policit ne nenseksionin e qarkullimit rrugor. Qe ne momentin qe ai ka hyre ne radhet e Policise se Shtetit, Xhavara eshte caktuar ne qarkullimin rrugor. Me gjithe reformat e njepasnjeshme gjate dy dekadave te fundit, Thoma Xhavara ka ruajtur vendin ne te njejtin sektor, pa ndryshuar as vendin e Sherbimit qe eshte qyteti i Vlores. Sipas bashkeshortes se efektivit, Thomai kishte 6 muaj qe nuk ushtronte detyren ne terren. Te pyetur per efektivin e qarkullimit ne komisariatin e Vlores, zyrtare te policise thane se Xhavara nuk kishte patur probleme me detyren me pare dhe se po hetohet nje konflikt i momentit, pasi prej kohesh nuk kryente sherbim per shkak te nje trajnimi qe po kryente.
Pista, atentat per shkak te detyres
Policia e Vlores nuk arrin te jape shpjegim tjeter ne lidhje me motivet qe cuan ne vendosjen e eksplozivit pervecse atyre qe kane lidhje me detyren e Thoma Xhavares. Burime nga grupi hetimor bene te ditur se nuk perjashtohen edhe pista te tjera, por per momentin versioni i krimit per shkak te detyres duket me i besueshmi. Familjaret dhe fqinjet e policit Xhavara jane marre ne pyetje, sikurse edhe vete efektivi i policise rrugore. Nderkohe ekspertet kryen matjet dhe mblodhen ato pak prova materiale qe mund te kishte lene shperthimi. Gjate gjithe dites se djeshme ka vazhduar marrja ne pyetje e personave, qe mund te kene dijeni per rrethanat e ngjarjes, ndersa ende nuk ka nje emer te dyshuar per atentatin ndaj policit.

1 maj 2007
Objektiv ishte familja e Nush Vates, ish-efektiv policie ne Shkoder. Deme ne banese, por jo ne njerez, ishin pasoja e eksplozivit. Banoret e lagjes "Skenderbeg" te qytetit te Shkodres jane tronditur nga nje shperthim i fuqishem tritoli prane shtepive te tyre.
21 dhjetor 2006
Nje sasi eksplozivi e vendosur ne veturen e kryetarit te Gjykates se Shkalles se Pare te Rrethit te Lezhes, Jak Ndokaj, e ka shkaterruar ate gjate shperthimit. Ngjarja, e cila ka ndodhur mesnaten midis te martes e te merkures, ka tronditur banoret e pallatit, para te cilit ndodhi shperthimi.
18 qershor 2005
Nje atentat me lende plasese i eshte bere shefit te nenseksionit te punonjesve te policise se zonave rurale ne komisariatin e Shkodres, ndersa jane shoqeruar me pas disa persona, ne polici. Disa persona kishin vene nje sasi lende eksplozivi nen sediljen e Ymer Sulgjeka, efektiv policie, baba i tre femijeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›