Rrahu endacakun per vdekje, roja i shpeton burgut perjete
Roja i parkingut, qe rrahu per vdekje nje endacak te mitur, i shpeton burgimit perjete, fal pendeses dhe pranimit te akuzes. Gjykata e Tiranes shpalli dje fajtor dhe denoi me 24 vjet e 9 muaj heqje lirie te pandehurin Arben Shehaj, i akuzuar per vrasjen e 17-vjecarit Renato Kiptiu. Gjate paraqitjes se konkluzioneve perfundimtare, prokurori i ceshtjes u kerkoi togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Femi Petku, shpalljen fajtor dhe izolimin ne "burg te perjetshem" per 51-vjecarin Shehaj. Por gjykimi i shkurtuar e ka shpetuar kete te fundit nga denimi maksimal. Nderkohe qe, mbrojtja ka kerkuar nje denim me te bute. Togat e zeza dhane dje vendimin, duke mbyllur me dy seanca procesin gjyqesor te te pandehurit Shehaj. Roja i nje parkingu prane zones se quajtur 9-kateshet, u akuzua se me 13 tetor te vitit te kaluar, ne afersi te pallateve, ka rrahur dhe me pas goditur me sende te forta 17-vjecarin, i cili perfundoi ne gjendje koma ne Spitalin Ushtarak. I pandehuri pas arrestimit deponoi se i mituri kishte tentuar te vidhte ne zonen ku ai sherbente. Por prokuroria hetoi edhe per nje perpjekje abuzimi seksual te deshtuar te 51-vjecarit me detyre roje ne nje garazh. Kundershtimit te endacakut nga Lushnja, Shehaj, i eshte pergjigjur me goditje grushtesh, shkelmash e me pas me sende te forta. Sipas hetimit te prokurorise, femija eshte perpjekur t'i shpetoje sulmit, duke rene me pas me koke mbi nje gjenerator. Tre dite pas ngjarjes, femija ka gjetur vdekjen, si pasoje e plageve te renda. Ne hetimet paraprake, policia eshte ndihmuar edhe nga rrefimet e deshmitareve qe kane pare 51-vjecarin te sulmoje te miturin. Gjate shoqerimit, roja eshte dorezuar duke rrefyer gjithcka, edhe pse fillimisht deklaroi se e kishte gjetur rastesisht endacakun te demtuar rende. Deshmitaret i thane policise se kishin pare rojen duke qelluar te miturin qe u dergua ne spital per mjekim. Arben Shehaj akuzohej per vepren penale te "vrasjes se kryer ne rrethana te tjera cilesuese" dhe pranoi akuzen e gjykimin e shkurtuar, duke i shpetuar burgimit te perjetshem.
R. Caushaj
13 tetor
Eshte dita kur ndodhi ngjarja e rende prane zones se njohur si 9-kateshet, ne qender te Tiranes, ku Arben Shehaj kryente detyren e rojes prane nje garazhi dhe sulmoi Renato Kiptiun