E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezon mbesen si prostitute, pranga 41-vjecares

Shfrytezonte mbesen duke i gjetur kliente kundrejt perfitimit, por ka rene ne pranga per here te dyte. Policia e Tiranes arrestoi duke zbardhur dita e djeshme Hatije Taka, 41 vjece, e cila dyshohet se ka perdorur per prostitucion vajzen e motres se saj, Suela B., 27 vjece, kundrejt 4500-10 mije leke per cdo akt. Operacioni eshte zhvilluar nga agjentet e zyres se Antitrafikut mbremjen e se henes, prane zones ku ndodhet materniteti i ri i quajtur "Mbreteresha Xheraldine", afer qendres se Tiranes. Burime zyrtare thane se informacioni eshte marre ne rruge operative nga banoret e zones, qe kishin vene re levizjet e dy femrave te dyshuara, qe kishin dhe nje banese me qira. Pasi eshte zhvendosur nga qyteti i Lezhes ne afersi te Stacionit te Trenit, Taka ka marre nje banese me qira, te cilen e ka perdorur per shfrytezim prostitucioni. Kapja e dy femrave, sipas policise, eshte bere ne flagrance per akuzen e "shfrytezimit dhe ushtrimit te prostitucionit". Burime nga sektori i luftes kunder trafiqeve bejne te ditur se 41-vjecarja, e ndjekur dhe me pare per shfrytezim prostitucioni, i siguronte klientet mbeses 27-vjecare, si dhe kishte vene ne dispozicion banesen e marre me qira. Mesohet se hetimet kishin nisur dy jave me pare dhe jane finalizuar duke zbardhur dita e djeshme. Zyrtare nga policia bejne te ditur se Hatije Taka do te hetohet per veprat penale te "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese" dhe "mbajtjes se ambienteve per prostitucion". Te njejtat burime bejne te ditur se ne momentin e arrestimit 41-vjecarja posedonte nje shume parash prej 10 mije lekesh te reja, te cilat dyshohet se i ka te perfituara nga trafikimi i mbeses. Ndersa ndaj mbeses se saj 27-vjecare, Suela B., rendon akuza e ushtrimit te prostitucionit. Zyrtaret thane se dosja e plote ne ngarkim te dy te dyshuarave i ka kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes. Gjate marrjes ne pyetje, dy te ndaluarat nuk kane pranuar akuzen e ngritur, nderkohe qe Taka ne maj te vitit te kaluar eshte ndaluar po per te njejten veper, me nje tjeter femer, qe e shfrytezonte si prostitute.
A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›