Agim Toro: Ndërtimet informale, AKKP po përgatit kompensimet
TIRANE - Pak ditë pas emërimit si numri dy i Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave, Agim Toro komenton pozicionin e tij në këtë institucion dhe zhvillimet më të rëndësishme në çështjen e pronës. Toro Komenton se ky post nuk bie ndesh me pozicionin e e Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Pronësi me Drejtësi, madje thekson se përfshirja në Agjenci do të jetë një zhvillim pozitiv për pronarët në përgjithësi. Numri dy i AKKP komenton gjithashtu hartën e re të vlerës së pronave, e cila sipas tij ka vend për korrigjime, të cilat do të bëhen në vazhdim. Ndërsa shprehet lidhur me proceset në vazhdim, Toro nënvizon se së shpejti do të nisë dëmshpërblimi i një numri pronarësh të cenuar nga ndërtimet pa leje që legalizohen
Sapo jeni emëruar zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kthimi të Pronave. Nuk jemi përpara një konflikti të drejtpërdrejtë interesi në çastin që jeni Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, ashtu si dhe prej faktin që rridhni nga një familje ish-pronarësh?
Nuk kemi konflikt interesi për një motiv shumë të thjeshtë. Pronat e familjes sime janë marrë në vitin 1995, 1996, 1999, si dhe në 2001 e 2003. Njëherësh kam dy konfirmime të këtyre pronave në vitin 2008, ku vendimet e pronave të familjes sime janë rishqyrtuar, kanë kaluar përfundimisht nëpër procese gjyqësore dhe përfundimisht është proceduar me regjistrimin e tyre. Personalisht nuk kam më asgjë për të marrë nga ky institucion.
Po fakti që përfaqësoni një shoqatë, e cila vazhdimisht është shprehur me rezerva të forta ndaj Agjencisë së Kthimit e të Kompensimit të Pronave?
Për sa i përket rolit tim në Shoqatën Pronësi me Drejtësi, ne si shoqatë jemi të interesuar drejtpërsëdrejti në zgjidhjen e çështjes së pronës, i cili është edhe qëllimi i ekzistencës së Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave. Si shoqatë kemi kërkuar që çështja e pronës në Shqipëri të zgjidhet tërësisht duke u bazuar te ligji. Ne kërkojmë zbatimin e asaj të drejtë që individit ia garanton Kushtetuta Shqiptare si dhe karta evropiane e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Në këtë mënyrë, edhe shoqata, edhe Agjencia kanë në vetvete të njëjtin qëllim. Diçka e tillë bën që prania ime këtu, veç do ta ndihmojë e përmirësojë procesin, duke bërë që të zbatohet sa më mirë ligji në gjithçka që ka të bëjë me çështjen e pronës.
Po ju kujtoj një qëndrim të përsëritur vazhdimisht nga shoqata juaj. Jeni shprehur gjatë gjithë kohës se interesi i natyrshëm i shtetit është të shpenzojë sa më pak për të kompensuar pronarët, ashtu si këta të fundit janë të interesuar të përfitojnë kompensim sa më të madh për pronat e tyre...
Kjo është e vërtetë, por nga ana tjetër qëllimi i pranisë sime këtu është t'i përafroj këto interesa. Ne si shoqatë rëndësi parësore i japim afrimit në kohë të procesit, përshpejtimit të tij, gjë që është në interes edhe të shtetit. Nga të gjitha këndvështrimet nuk ka një konflikt interesi mes AKKP-së e ish- pronarëve.
Të flasim pak për hartën e vlerës së pronave, të miratuar pak kohë më parë nga qeveria. Shoqata pak kohë më parë e kritikoi ashpër, duke e akuzuar se nuk është në gjendje të pasqyrojë realitetin e çmimit real të pasurive të paluajtshme. Cili është qëndrimi juaj si Sekretar i Shoqatës Pronësi me Drejtësi dhe si zëvendësdrejtor i AKKP?
Si zëvendësdrejtor i AKKP, bazuar te legjislacioni në fuqi, njoh si të mirëqenë këtë hartë. Ndërkohë që si shoqatë prej kohësh kemi ndërhyrë pranë Ministrisë së Drejtësisë për zgjidhjen e problemi të vlerësimit të pronave, veçanërisht për zonat turistike dhe ato industriale. Për zonat me perspektivë më të mirë zhvillimi ekonomik, që janë Tirana, Durrësi, Vlora, si dhe bregdeti - metodika e re nuk ka arritur të prodhojë me besnikëri çmimet e tregut. Ndërkohë që në përgjithësi, me zonat e tjera, rezultatet janë të kënaqshme. Nga ana tjetër, ligji përcakton se harta e vlerave të pronave mund të rifreskohet e të përmirësohet vit pas viti dhe diçka e tillë na bën të besojmë se harta do të përmirësohet me kalimin e kohës. Kam bindjen se duke qenë pjesë e këtij institucioni do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e hartës së vlerave.
Cilat janë proceset në ecuri e sipër apo prioritetet e AKKP-së për këtë moment?
Në momentin e mbërritjes sime këtu sapo qe shpërndarë fondi prej 300 milionë lekësh i kompensimit të ish-pronarëve për vitin 2012. Nuk kanë nisur ende procedurat e shpërndarjes së fondit për vitin 2013, i cili gjithashtu është 300 milionë lekë. Ndërkaq kemi një fond në dispozicion të procesit të kompensimit të pronarëve të prekur nga ndërtimet informale. Fondi është përafërsisht rreth 10 milionë dollarë dhe nga Agjencia po kërkohet të shpërndahet sa më shpejt, në mënyrë që paratë të mos mbeten të ngrira në llogarinë e AKKP, por te pronarët, siç edhe ka vendosur Këshilli i Ministrave.
Cilët do të përfitojnë nga ky fond?
Ata qytetarë të cilëve Këshilli i Ministrave u ka njohur të drejtën e kompensimit për sipërfaqet në pronësi të tyre të zëna nga ndërtimet pa leje. Numri i personave është përcaktuar dhe bërë publik nga Këshilli i Ministrave, ashti si dhe shumat që përfiton secili. Agjencia aktualisht po bën përpjekjet maksimale për të përshpejtuar procesin, i cili ka nevojë për një bashkëpunim ndërinstitucional për plotësimin e të tëra të dhënave për të bërë të mundur lëvrimin e fondit. Besoj se në një hark kohor jo më shumë se tri javë, ky informacion do të vihet në dispozicion të Agjencisë së Kthimit e të Kompensimit të Pronave. Kjo do të pasohet nga një njoftim publik për subjektet e miratuara nga Këshilli i Ministrave, të cilët më pas duhet të paraqesin kërkesën për kompensim, e cila është e detyrueshme, ashtu si dhe numrin e llogarive bankare.
Vërehet një prirje e dukshme e qeverisë për t'u orientuar nga kompensimi fizik i pronarëve, ndërkohë që flitet gjithnjë e më pak për kompensim financiar. Jo më larg se të mërkurën, fondi i tokës bujqësore për kompensim u shtua me 1262 hektarë.
Kjo është e vërtetë. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që buxheti i shtetit e ka të pamundur të përballojë kostot prej miliarda eurosh që kërkon procesi i kthim kompensimit të pronave. Ndërkohë që ligji parashikon kompensimin fizik të pronarëve. Deri tani nuk ka ndodhur, pasi nuk kemi një metodikë për mënyrën si do bëhet ky proces, ndërkohë që metodika ekziston për kompensimin financiar. Ajo që mund të themi është se po punohet për hartimin e kësaj metodike, e cila do t'i hapë udhën edhe procesit të kompensimit fizik të pronës.
Kemi hyrë në fazën e zgjedhjeve të përgjithshme. Çfarë zhvillimesh parashikoni lidhur me çështjen e pronës në këtë periudhë e pas saj?
Nuk e shoh çështjen e pronave të lidhur domosdoshmërisht me zgjedhjet. Zgjedhjet janë një fenomen normal në një shtet demokratik, ndërkohë që çështja e pronave i kalon përmasat e tyre. Është një çështje me të cilat do të merret shumë më tepër qeveria e radhës, cilado forcë politike ta prodhojë atë, mazhoranca apo opozita e sotme.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)