E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet Muzeu i Alfabetit Shqip në Manastir, historianët: Nga albanofobët

muzeuMaqedoni- Ndërtesa e Muzeut të Alfabetit Shqip në Manstir të Maqedonisë është dhunuar mëngjesin e sotëm. Agjencitë shqiptare të lajmeve në Maqedoni, bëjnë fajtorë shtetasit maqedonas, të cilët sipas tyre kanë thyer vitrinat e ku janë ekspozuar dokumentet të çmuara, dhe xhamat e objektit.

Në një deklaratë për Zhurnal, drejtori i Shtëpisë së Alfabetit, Gazmend Hoxhaj, është shprehur i indinjuar për sulmin e ndodhur pikërisht kur shteti feston Ditën e Arsimit Sllav.

Në hapësirën ku i kemi ekspozitat prej 11 vitrinave 9 janë të dëmtuara. Dyshemeja po ashtu është e dëmtuar. Për fat dokumentacionin që e kemi në vitrina kanë qenë kopje sepse ato i kemi edhe në formë elektronike. Nuk mendojmë dhe nuk mundemi të paramendojmë se cilat munden të jenë arsyet për sulmin, por si do qoftë policia duhet të zbardh rastin dhe fajtorët ti nxjerr përpara drejtësisë. 24 maji është Dita e Arsimit Sllav ndoshta është ndonjë mesazh, por ai që e bëri këtë duhet ta tregojë atë mesazh që ka dashur ta përcjellë me këtë,- ka deklaruar Hoxhaj

Shtëpia e Alfabetit ka statusin e muzeut dhe ky është rasti i parë pas shumë vitesh që dhunohet objekti.

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni ka reaguar ashpër ndaj këtij sulmi, duke thënë se maqedonait vuajnë nga albanofobia, raporton Zhurnal.

Vlerësojmë se ky akt i ulët qyqar i qarqeve të caktuara maqedonase, të ushqyer me albanofobi të skajshme, edhe më tepër prishë marrëdhëniet ndëretnike që me aq mund po mundohemi t`i krijojmë si shoqëri shumetnike. Ky akt është aq më i rëndë kur ndodhë pikërisht sot kur bota sllave shënon Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët kishin luftuar me mish e me shpirt për arsimimin e atyre të cilët përdhunojnë objekte të shenjta të arsimit të një populli me gjuhë tjetër. U bëjmë thirrje zyrtarëve të Tiranës dhe Prishtinës si dhe përfaqësuesve të shqiptarëve në Maqedoni, o të vihen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore e historike ose të deklarohen publikisht se heqin dorë nga kujtesa historike dhe kodi i identifikimit të identitetit shqiptarë sikurse është muzeu i Kongresit të Alfabetit,- thuhet në reagimin e Shoqatës së Historianëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›