E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, maturantët " luftojnë " me miell dhe vezë në mes të sheshit

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Festojnë në sheshin 'Skënderbej' TIRANE- Dhjetra maturantë të shkollës së mesme “Qemal Stafa” por jo vetëm, kanë dalë në bulevardet e kryeqytetit për të festuar përfundimin e shkollës. Ata kanë vendosur ta organizojnë ndryshe këtë vit, duke lozur me miell e vezë me njëri-tjetrin në sheshin “Skënderbej”.

Kjo mënyrë e të festuarit është e ngjashme me atë amerikan ,ku të gjithë maturantët dalin nëpër rrugë të ndryshme dhe argëtohen.

"Kemi vendosur që të bëjmë dicka ndryshe nga vitet e tjera ,pasi edhe pak ditë dhe do të zhvillohen provimet dhe në njëfare mënyre po heqim stresin që kemi "- thotë një nxënëse e gjimnazit Qemal Stafa” .

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›