E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Marrëveshja Kosovë-Serbi ndryshoi perspektivën e Ballkanit

IRLANDE - Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle deklaroi sot se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë ka ndryshuar perspektivën e gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje historike”, - deklaroi Fyle, duke hapur konferencën për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, e cila ka nisur në kryeqytetin irlandez.

Eurokomisioneri theksoi se procesi i zgjerimit ka ruajtur vrullin dhe se do të vazhdojë edhe pas pranimit të Kroacisë në BE, më 1 korrik.

Komisioneri Fyle po ashtu nënvizoi se vendet e rajonit tani duhet të përqendrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe në kapërcimin e krizës ekonomike, por “nuk duhet të neglizhojnë as procesin e pajtimit dhe të vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›