Agim Zeqo si Obama Yes we canPresidenti i Skenderbeut synon te sjelle pas 78 vjetesh titullin kampion ne Korce Publikoje ne rrjetet sociale

DASH FRASHERI - Me 14 qershor te vitit 1933 Skenderbeu me trajner Qemal Omarin u shpall per here te pare dhe te vetme ne 58 sezonet e Superliges ku ka marre pjese kampion i Shqiperise. Me 14 maj te vitit 2011 Skenderbeu me president Agim Zeqon dhe trajner Shkelqim Mucen synon ti jape Korces plake apo Parisit shqiptar titullin e dyte pas 78 vjetesh.
Nje mision i veshtire por qe me investimet e jashtezakonshme me te medha ne historine e klubit grupin e lojtareve midis te cileve jane dhe 9 lojtare te huaj trajnerin me mentalitet kampioni Shkelqim Mucen duket se do te jete nje realitet.
Albania-sport kontaktoi me presidentin e nje prej klubeve me te vjeter ne Shqiperi Agim Zeqon i cili ritheksoi objektivin e madh titullin kampion pjesemarrjen e Skenderbeut ne kompeticionet europiane.
Nje rrefim i sinqerte i Zeqos nje tifozi te Barcelones e te Brazilit por qe kenaqesine me te madhe ndoshta nuk ja jep as biznesi i tij nder me te suksesshmit ne vend eshte perfaqesuesi ekskluziv i Red Bull-it dhe nje game te gjere artikujsh por shpallja kampion e skuadres se qytetit te tij.
Yes we can - thote Zeqo ne versionin e sloganit te fushates se presidentit amerikan Barak Obama. I kemi te gjitha. Trajnerin lojtaret tifozet.
Presidenti i pijes Demi i kuq Red Bull por dhe i tifozeve Ujqerit e debores rrefen strategjine e tij. Lojtare te mire qytetare te denje profesioniste te vertete...
Zeqo le ta nisim nga nje pyetje e thjeshte. Cili ishte motivi juaj per tiu perkushtuar futbollit pasioni apo ndjesia si biznesmen
Jam nje i dashamires i hershem i futbollit. Dikur ne rinine time kam luajtur futboll me te rinjte e Skenderbeut. Trajneri im i asaj kohe ka qene Teodor Lubonja. Futbolli eshte nje pasion i imi. E ndjek jashtezakonisht. Per te qene i sinqerte futbollin shqiptar nuk e kisha ndjekur pas viteve 1990 deri ne diten qe bashke me disa miq te mi vendosem te kontribuonim financiarisht te Skenderbeu. Nga ana tjeter futbollin nderkombetar e kam ndjekur ne vazhdimesi ne keto vitet e fundit duke mos munguar ne evenimentet me te medha pershire ndeshje apo finale te Liges se Kampioneve takime te Kampionateve Boterore apo Europiane apo dhe derbet me te medhenj te skuadrave europiane.
Pavaresisht se eshte nje nga skuadrat me te vjetra ne Shqiperi madje pjesemarrese ne kampionatin e pare ate vitit 1930 Skenderbeu nuk ka mundur te fitoje gjate 80 viteve te historise se tij dhe 71 kampionateve te zhvilluara vecse nje titull pikerisht ne vitin 1933 77 vjet me pare. Perse vendoset te inverstonin te Skenderbeu
Per te thene te drejten kur vendosem ta merrnim ishte nje kerkese sa e qytetareve korcare por edhe disa miqve me nje pozite caktuar e qe kane detyrime ndaj qytetit. Se pari do ta konsideroja nje investim sa financiar aq dhe nje detyrim individual te perziere edhe me nje emocion te natyrshem per te kontribuar ne vendlindje. Nuk e konsideroj vetem nje angazhim per ta ndihmuar ekipin e qytetit tim. Eshte e vertete qe Skenderbeu eshte nje nga skuadrat e tradites ne Shqiperi por dhe qe nuk ka pasur ato rezultate qe te gjithe do te deshironim te kishim.
Skenderbeu ka pasur nje histori futbolliste me luhatje here midis elites dhe here te inferioret...
Me aq sa e njoh historine e futbollit korcar ka disa arsye. Edhe nje here qe ka pasur mundesi te fitoje kampionatin ne sezonin 1976-1977 kampionati ndryshoi skemen ne zhvillim e siper duke e ndryshuar nga dy ne tri faza vetem e vetem qe Skenderbeu te mos e merrte kampionatin. Ne ate kampionat doli i dyti me 40 pike Dinamo e pare 44. 12 skuadra midis tyre 32 ndeshje. Ne vitet e tjera pavaresisht se skuadra korcare ka pasur dhe ka nxjerre lojtare te talentuar e qe kane marre pjese edhe ekipin Kombetar nuk ka mundur te fitoje. Pas viteve 1990 duhet ta pranojme se ka qene nje ekip modest me ece-jake ne sa ne Kategorine Superiore aq me rikthime ne Kategorine e Pare. Do ta konsideroja nje periudhe ku Skenderbeu gjithmone ka dhene maksimumin per te mbijetuar ne Superlige. Ne fakt dukej se ekipi ishte lene pas dore. Kjo ndoshta ka te beje edhe me filozofine dhe mentalitetin e skuadres duke mos qene nje natyre agresive ne sensin e ambicieve. Nje skuader qe te luaje fort si brenda ashtu dhe jashte fushes.
Ne daljen e pare publike qe ka bere grupi i biznesmeneve dhe aktoreve te tjere qe mbeshtesin Skenderbeut premtuat se do ta mbanit skuadren ne Kategorine Superiore gjate sezonit te kaluar gje qe e arritet pas ndeshjes se plejofit me Kamzen.
Ne fakt kur ne vendosem te investonim te Skenderbeu situata ishte shume e veshtire. Pyeta disa miq te mi te cilet kishin njohuri te mira per futbollin pasi une personalisht nuk kisha nje ide te qarte si ishte organizuar futbolli shqiptar me thane se ishte e pamundur qe me kontingjentin e lojtareve qe kishte Skenderbeu ne ato momente te mbijetonte ne Superlige. Fati yne ishte se nuk ishim vetem ne ne nivel te dobet sezonin e kaluar por dhe disa ekipe te tjera. Me afrimin e disa lojtareve te rinj ne ditet e fundit te merkatos duke i krijuar skuadres edhe besimin e munguar e duke i dhene nje energji te re ia dolem ta kalonim situaten e veshtire. Po te ishim treguar pak me te kujdesshem nuk do ta kishim zgjidhur me ndeshje pjejof.
Sezonin aktual e niset me investime njerezore shume serioze. Punesuat trajnerin kampion ne fuqi Shkelqim Mucen kater kampionate te fituar nga ai 3 me Tiranen e 1 me Dinamon. A i keni vendosur si objektiv Muces dhe lojtareve fitimin e titullit kampion nisur dhe nga rezultatet e mira te kater javeve te para
Ne fakt une dhe bashkeinvestuesit e tjera jemi munduar qe ne keto vite ne fushat e biznesit tone te jemi ne pararoje dhe te suksesshem. Nuk do te ishte ne logjiken e punes sone qe te mbeshtesnim financiarisht nje ekip dhe te mos kerkonim te ishim ne ekipet e kreut apo kampion. Nese sezonin e kaluar ne ishim te detyruar edhe nga kushtet specifike ne te cilen ndodhej skuadra sa per ta permendur si fakt ne ishim kampion te fazes se trete. Ky sezon eshte i hapur dhe nis me nje start te barabarte per te gjitha ekipet. Ne do te bejme maksimumin qe te jemi ne krye te ketij kampionati. Ne futboll nuk mjafton vetem angazhimi financiar por dhe performanca e lojtareve madje kjo e fundit eshte thelbesore pasi jane futbollistet qe luajne ne fushe. Nuk duhet te harrojme se ne futboll duhet dhe pak fat. Topi eshte i rrumbullaket.
Skenderbeu i ngjan nje Interi te vogel per nga numri i lojtareve te huaj. Eshte skuadra qe ka me shume futbolliste te huaj ne kampionat 9 te tille kur rivalet e tjera maksimumi kane nga 7 apo dhe 1 si Teuta. Kroate serbe maqedonas madje dhe argjentinas. Nje skuader shumekombeshe...
Futbolli pervecse eshte nje shfaqje eshte shnderruar edhe ne nje biznes. Kjo filozofi ne bote funksionon prej kohesh. Shembujt jane te pafund. Ka ekipe qe skane jo vetem lojtare nga qyteti qe i perkasin por dhe nga vendi i tyre. Ky nuk perben me nje problem. Vetem ekipi Kombetar eshte skuadra me lojtare te gjithe te nje kombi. Klubet qe nga me te parendesishmit e deri te me te medhenjte funksionojne me parime biznesi. Nje ekip ambicioz nis me nje trajner te tille. Dhe ne zgjodhem ate qe ishte me i miri ne vend per momentin. Shkelqim Mucen. Ai pati te gjithe lirine e duhur te perzgjedhjes per ndertimin e nje ekipi kompetitiv. Kushti i vetem ndaj tij ka qene prania e disa lojtareve korcare dhe per fat edhe kapiteni eshte korcar Shkembi. Si klub jemi te orientuar me shume te futbollistet sllave pasi futbolli ballkanas eshte me i afert me futbollin shqiptar. Ketu luhet me shume fizikisht dhe kerkon me shume pergatitje atletike pasi dhe terrenet sportive nuk te japin shume mundesi per nje futboll me karakter te paster teknik. Besoj se kemi bere zgjedhjet e duhura.
Jeni shfaqur me profilin e nje presidenti modern. I qarte dhe i hapur me mediat i bute dhe aspak ndeshkues me lojtaret por dhe kerkues ne rezultate. A mendoni se kjo eshte strategjia e duhur e nje presidenti per te arritur te objektivi i madh titulli kampion
Per te qene i sinqerte edhe mua me djegin humbjet ashtu sic me gezojne pa mase fitoret. Gjithsesi se pari une kerkoj argumentet dhe faktoret se pse nje ndeshje e caktuar rezultoi me deshtim. Nese do ti referohesha te vetmes humbje ne kete sezon asaj me Shkumbinin ne Peqin 3-1 ajo pasqyroi dy pamje nje fillimloje me te mire per ne dhe me pas ndeshkimin me tre gola nga ana e kundershtareve te cilet shfrytezuan gabimet tona. Argumente qe i kam deklaruar me pare dhe ne media te tjera. U penalizuam nga gabimet tona dhe mungesa e finalizimeve. Ne lidhje me arbitrat te gjitha palet kemi rene dakord per perzgjedhjen e tyre dhe duhet te pranojme gjykimin e tyre. Persa i perket natyres sime te cilen ju e cilesuat te bute dua te theksoj se si president une ndjek parimet qe zbatoj edhe ne biznesin tim. Marredhenie luajale me partneret. I shoh lojtaret si qytetare dhe i gjykoj ata ne baze te logjikes. Nuk do te me pelqente te kisha ne skuader futbolliste qe shkelin disa parime te cilat i konsideroj bazen ne jeten time. Ne kundert e falenderoj per lojen qe ben por e largoj per sjelljen e tij. Ketu nuk ka drame.
Skenderbeu ne kater javet e para ka luajtur ne nje fare menyre ne transferte nisur dhe nga fakti se ndeshjet e shtepise i keni zhvilluar ne Pogradec. Ajo qe bie ne sy eshte numri shume i madh i tifozeve korcare qe e kane ndjekur skuadren ne Pogradec. Po perjetohet ndryshe tani futbolli ne Korce
Korca edhe per shkak te tradites eshte nje qytet shume futbolldashes pavaresisht se entuziazmi here ka qene teper i zjarrte dhe here teper i ftohte. Gjithsesi si ne cdo qytet tjeter Korca i ka pasur ultrasit e saj. E verteta eshte se sportdashesve u ka munguar nje ekip me pretendime per titull te krenoheshin me te. Sa kohe qe nuk e kane pasur nje te tille vetem ata qe ishin ultra nuk e kane braktisur ate. Sot ata kane kuptuar se ata kane nje ekip kompetitiv. Ndjejne me shume per te. Secili e ndjen se ka nje detyre morale per te bere. Jane lojtari i 12-te. I pergezoj per mbeshtetjen qe kane dhene. Ka tifoze qe edhe shpesh nuk i kane mundesite financiare e kane gjetur mundesine per ta ndjekur ekipin. Mezi presin te luajme ne shtepi.
Investimet e kane ndryshuar pamjen e stadiumit te Korces.
Ne stadium nuk ishte investuar prej kohesh ne gjera thelbesore. Tribuna ishte shume e vogel nderkohe qe mungonin shume aksesore te tjere per nje impiant normal. Me investimet e kryera nga Bashkia e qytetit por dhe grupi i biznesmeneve qe mbeshtet ekipin stadiumi tashme i ploteson kriteret minimale te kerkuara nga UEFA. Eshte i vetmi stadium ne Shqiperi me piste olimpike. Tani ka dhe sistem ndricimi plus nje tribune te madhe e nje seri ambientesh ne sherbim te skuadrave gjyqtareve por dhe sherbimesh e qe jane stadiumet tipike ne Europe. Jo vetem tifozet por dhe une mezi pres perurimin e tij ne ndeshjen me Tiranen.
Nese Skenderbeu te pakten me performancen e tanishme do te marre pjese ne kompeticionet europiane Ligen e Kampioneve apo Ligen e Europes a do te mund te zhvillohej ndeshja nderkombetare ne ate stadium
Besoj se po. Stadiumi i ploteson kriteret minimale te kerkuara nga UEFA. Pretendimet tona jane per te dale kampion dhe me kete synim kemi investuar. Natyrisht qe ka dhe ekipe te tjera ne kampionat te cilat dhe ato kane pretendimet e tyre. Pervec lojes se mire duhet te na ndjeke dhe pak fati. Sido qe te ndodhe Skenderbeu do te jete sezonin e ardhshem ne kupat e Europes. Ky nuk do te ishte vetem mbajtja e nje premtimi te dhene por dhe justifikimi i nje investimi te kryer. Duhet te jemi te qarte per kete. Futbolli eshte si nje biznes tani. Duhet te korresh frytet e tij.
Skenderbeu konsiderohet kete sezon si nje nga skuadrat me te pasura financiarisht...
Une do ta konsideroja se kete edicion te Skenderbeu eshte hedhur me shume para. Dinamo investon prej kohesh Flamurtari ka financuar po shuma te medha e prapa nuk mbetet as Shkumbini. Edhe Tirana besoj se shume shpejt do tu rikthehet fuqishem financimeve.
Red Bull energjia pozitive e sportitGjiganti i pijeve energjike ka planifikuar nje shou-ektrem ne Shqiperi
Zoti Zeqo ju jeni presidenti i kompanise perfaqesuese ne Shqiperi te gjigantit boteror te pijeve energjike Red Bull nje prej shoqerive shume te njohura per investime ne disa lloje sportesh ekstreme si ne ato ajrore ujore dimerore motorike.
Red Bull eshte nje pije qe ka nje treg nderkombetar ne te gjithe boten. Eshte kompania me e madhe ne bote per prodhimin dhe tregtimin e pijeve energjike. Zoteron rreth 80 per qind te tregut. Filozofia e kompanise eshte mbeshtetja e sporteve ekstreme te cilat ne Shqiperi nuk ekzistojne. Te gjitha sportet ekstreme ne bote jane te sponsorizuar nga Red Bull. Ajo mbeshtet sportiste qe dalin jashte limiteve normale pra ekstreme.
Cilat jane ato
Duke filluar qe nga Formula 1 e ajrit Air Racing ku garojne avionet ku Red Bull eshte pronari i saj. Garat me motora. Prej gjashte vitesh kompania eshte prezente ne Formula 1 dhe si rrallehere ka dy ekipe Red Bull dhe Toro Roso si dhe kater makina. Per fat te mire kete sezon dy pilotet e saj Mark Ueber dhe Sebastian Fetel kane rezultate shume te mira dhe pretendojne titullin kampion si per pilote ashtu dhe per konstruktore. Red Bull mbeshtet pilotet me te mire pasi nuk eshte nje kompani qe prodhon motore si Ferrari Mercedes apo Reno. Red Bull-i ka prodhuar pilote kampione madje ka nje shkolle te tille. Pilote si Kimi Raikonen Sebastian Fetel apo Mark Ueber. Kete vit jane gershetuar ne menyre harmonike pilotet motori i prodhuar nga Reno dhe dizajneri Adrian Nueji. Gjithashtu per te theksuar eshte dhe nje ekip hokei ne Austri por dhe nje skuderi ne garat amerikane te NASCAR-it.
A investon Red Bull ne futboll
Po. Red Bull-i investon ne disa ekipe. Madje jane pese te tille qe mbajne kete emer. Nje prej skuadrave me te njohura ne bote eshte ish-Kozmosi i Nju Jorkut per te cilen ka luajtur lojtare te kalibrit boteror si Pele Franc Bekenabuer Johan Neskens. Tani mban emrin Red Bull Nju Jork dhe se fundi per te laujen edhe francezi Tieri Henri dhe meksikani Rafael Markez. Red Bull ka dhe Sazburgun ne Austri e qe ka dale kater here kampion ne pese vitet e fundit. Nje tjerer ekip eshte Red Bull Brazil dhe nje tjeter eshte Red Bull ne Gane. Gjithashtu eshte nje ekip i vogel gjerman Red Bull Laipcig e qe e ka nisur nga kategoria e katert gjermane Regionalliga Nord.
Pse ky investim ne futboll kur me pare Red Bull-i ishte fokusuar ne sportet ekstreme
Arsyeja ka te beje me popullaritetin e ketij sporti por dhe me gamen e nje tregu prej gati 3 miliard konsumatoresh. Nga ana tjeter nje futbollist i nivelit te lart sot eshte nje target i mire imazhi jane lider opinionesh. Jane personazhe mediatike.
A ka ndonje plan kompania meme Red Bull ne bashkepunim me ate shqiptare per te zhvilluar ndonje aktivitet ne Shqiperi
Po. Ne kishim nje plan vitin e kaluar per te bere nje moto-shoe ne Shqiperi vitin e kaluar ne rrugen Milot-Morrine ku do te vinte te performonte me makinen e tij piloti i Formula 1 Sebastian Fetel. Por meqenese ndodhi bllokimi i tunelit aktiviteti u anulua. Qellimi ishte thjesht per te treguar ne nje forme tjeter bashkimin e dy vendeve tona Shqiperi-Kosove. Sa afer jane keto dy vende. Madje ishte percaktuar se ate pjese rruge do ta bente per gati 17 minuta.
A ka te ne te ardhmen ndonje aktivitet ne Shqiperi Red Bull-i me pilotet ekstreme te tij
Po. Ne fakt kohe me pare ata hodhen mundesine e hedhjes me parashute nga ajri te nje akrobati por meqenese ndertesat tona nuk jane shume te larta nuk u be e mundur. Vitin e ardhshem do te zhvillohet ose ne Diten e Veres ose me 1 Maj nje shou shume i bukur ne Tirane nje shou super-ekstrem. Nuk dua ta zbuloj tani. Por meqenese eshte nje sport shume i rrezikshem mund ta zhvillojme ne afersi te Liqenit te Tiranes.
Tifoz i thekur i Barcelones dhe i Brazilit
Agim Zeqo e thote me tre emra pasionin e tij futbolli makinat dhe udhetimet. Jam tifoz i Barcelones dhe i kam ndjekur ndeshjet me te rendesishme te saj ne keto vitet e fundit. Si derbin ne Spanje me Realin e Madridit por dhe ndeshjet kyce ne Ligen e Kampioneve. Nuk kam lene finale pa ndjekur perfshire dhe fitoren 2-0 ne Rome kunder Mancester Junaitid - thote Zeqo. Me ekipet Kombetare jam tifoz i Brazilit. Kur te zhvillohet Kampionati Boteror i vitit 2014 e qe do te zhvillohet ne Brazil do ti ndjek thuajse te gjitha ndeshjet atje. Kam hobi udhetimet. Me pelqej te vizitoj vendet me te famshme ne bote historike apo turistike. Makinat jane nje tjeter pasion i imi. Madje dikur kam pasur dhe nje projekt per te marre te drejten ekskluzive te shitjes se nje marke por per disa arsye nuk u be e mundur. I ndjek te gjitha panairet e makinave.
Miliaderi Mateshic i befasuar nga Shqiperia
Miliaderi austriak dhe pronari i Red Bull Ditrih Mateshic eshte nje nga njerzit me te pasur ne bote. Kompania e tij eshte me e madhja ne Austri persa i perket vleres finacire jo vetem te kompanise por dhe ai si individ. Red Bull - thote Zeqo - eshte nje nga kompanite me te shtrenjta ne vlere e qe kap rreth 13 miliarde euro ne Austri. Kompania e dyte Svarovski ka nje vlere prej 4.5 miliarde eurosh. Nje diference e madhe. Mateshic njihet ne botes si nje gjeni i marketingut. Une e kam shume mik. Shqiperia eshte i vetmi vend te cilin ai e ka vizituar privatisht ne vitin 2004. Shqiperia eshte nje nga 10 vendet qe konsumon me shume Red Bull per fryme madje vete Mateshic eshte befasuar nga kjo gje. Sa here qe e takoj me thote si ka mundesi Shqiperia ka te ardhura modeste. Por ne jemi popull qe e duam energjine - theksoi Zeqo.
Heronjte korcare te vitit te famshem 1933
Kampionati i I-re Shqiptar i futbollit daton ne vitin 1930 dhe pikerisht me 3 prill te ketij viti. Nje date historike. Skuadrat pjesemarrese vendosen themelet e atij qe quhet Kampionati Shqiptar i Futbollit e qe me sezonin 2010-2011 eshte ne edicionin e 72-te tij nisur edhe nga nderprerja e tij prej tete vjetesh 1938-1944.
Skenderbeu ishte nje nga gjashte ekipet pjesemarres te kammpionatit te pare te fituar nga Tirana e ku moren pjese edhe Bashkimi Shkodran sot Vllaznia Teuta e Durresit Urani i Elbasanit dhe Vlora. Edhe pse e nisi me nje humbje 2-0 ne Vlore ne nje ndeshje te gjykuar nga italiani karlo Lorenco Skenderbeu i Anton Mazrekut doli ne vendin e dyte me 14 pike po aq sa Tirana e vendit te pare.
Por ne ndeshjet e plejofit per te percaktuar ekipin kampion Skenderbeu nuk u paraqit as ne Korce 29 qershor 1930 dhe as ne Tirane 6 korrik 1930 per shkak te pretendimeve qe kishin pasur korcaret ne ndeshjen direkte midis Skenderbeut dhe Tiranes ne javen e fundit te kampionatit. Tirana e fitoi kampionatin ne tavoline me dy fitore aforfe me te njejtin rezultat 2-0.
Ne radhet e Skenderbeut te asaj kohe luanin Marjani portier Grabocka Cani Peristere Sheko Trebicka Karoli Dishnica Samsuri Tomco Kondili Mazreku.
Ne kampionatin e katert ate te vitit 1933 Skenderbeu fitoi edhe titullin e pare kampion dhe te vetmin ne historine e tij. Dhe kampionati filloi me nje spektakel te vertete. Skenderbeu-Tirana 2-0. Dhe me kete formacion Marjani Bimbli Cani Miti Petra Stasa Ypi Vangjeli Agaj Kulla Dishnica. Vangjeli dhe Agaj ishin autoret e golave. Dhe gjyqtar nje italian Bernardi.
Ne fund te kampionatit Skenderbeu i pari. 12 pike dy me shume se Bashkimi Shkodran ne nje kampionat me pese ekipe Skenderbeu Bashkimi Shkodan Teuta Tirana dhe Kavaja. Qemal Omari ishte trajneri qe e kishte revolucionarizuar skuadren korcare. Por me nje bomber te vertete Servet Teufik Agajin 7 gola.
Nje titull qe e ka futur Skenderbeun midis tete skuadrave qe e kane fituar te pakten nje here kampionatin Tirana 24 rekord Dinamo 18 Partizani 15 Vllaznia 9 Elbasani 2 Skenderbeu 1 Flamurtari 1 dhe Teuta 1.
Kampionet e Skenderbeut
Klani Marjani Kristaq Bimbli Andrea Cani Andon Miti Lefter Petra Flori Stassa Nexhat Dishnica Tomor Ypi Thoma Vangjeli Servet Teufik Agaj Enver Kulla Vasil Trebicka Stavri Kondili Aristotel Samsuri. Trajner Qemal Omari.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 24 Shtator 2010