E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetarët protestojnë para OSSH për rritjen e çmimit të energjisë

Rritja e çmimit të energjisë detyruar qytetarët e Tiranës të nisin protestat në rrugë. Pas ankesave pranë OSSH dhe ERE kryeqytetasit janë grumbulluar dje pasdite para zyrave të operatorit të shpërndarjes për të protestuar për faturat e energjisë. Qytetarët e njësive 1 dhe 2 në kryeqytet të protestojnë sot duke kërkuar anulimin e rritjes së energjisë. Protesta është zhvilluar para

zyrës së OSSH në lagjen Ali Demi. Nën moton Vjedhja e buxheteve vendore nga OSSH qytetarët kanë deklaruar se rritja e çmimit të energjisë është bërë e papërballueshme për xhepat e tyre. Në mbështetje të qytetarëve ka qenë edhe deputetja e Partisë Socialiste Lindita Nikolli, aktualisht edhe kryetarja Njësisë Bashkiake nr.2. Sipas Nikollit protestat do të vazhdojnë deri në largimin e kësaj qeverie. Familjarët tanë, banorë të këtij komuniteti që vuajnë çdo ditë e më shumë këtë cilësi jete po përballen me momente nga më të vështirat, ku nuk gjejnë absolutisht asnjë lloj shprese për të ndërtuar jetën e tyre dhe për fëmijët e tyre. Ne sot jemi këtu për të protestuar ndaj këtij institucioni, ndaj kësaj qeverie që çdo ditë e më shumë po than shpresën tonë dhe të fëmijëve tanë. Jemi sot këtu për të vijuar çdo ditë me nga një protestë për ti thënë ndal dhe stop kësaj qeverisjeje të korruptuar dhe gënjeshtare, deklaroi Nikolli. Abuzimi me anë të faturave të energjisë tashmë është kthyer në një fenomen mbarë kombëtarë dhe ka zënë fill qysh nga privatizimi i OSSH. Sipas një qytetari në zonën e Bërrylit në kryeqytet, vetëm për një llambë shkallës fatura i ka ardhur me vlerën prej 250 mijë lekëve të vjetra. Pra, mënyra e organizimit të vjedhjes është thjeshtë. Ministrit Prifti, duke shfrytëzuar postin, ka lidhur një pakt me OSSH. Së pasi e ka siguruar OSSH nga hetimet e mundshme prej denoncimeve të qytetarëve, me kusht që ai të përfitojë nga paratë. Vetëm çmontimi i kësaj lidhjeje mund ti japi fund vjedhjes së qytetarëve. Sesi realizohet vjedhja, me anë të matësve apo me fatura fiktive, kjo nuk fort rëndësi, thelbësore është se ku e ka këtë mbështetje OSSH. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës hesht para vjedhjes masive të OSSH. Me gjithë ankesat e qytetarëve për fatura marramendëse që janë detyruar të paguajnë apo edhe faktit se OSSH pranoi vjedhjen e të paktën 105 milion lekëve prokuroria nuk çel asnjë hetim. Si justifikim për këtë situatë akuza përdor faktin se asnjë prej qytetarëve nuk ka depozituar kallëzim në lidhje me faturat e energjisë. Por legjislacioni shqiptar i njeh prokurorisë të drejtën e nisjes së hetimeve kryesisht. Burimet nga akuza pohojnë se përplasja mes OSSH dhe konsumatorëve do të zgjidhet me kompensimin e faturave.

Last Updated on E Enjte, 08 Prill 2010 19:07

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›