Konfederata e Sindikatave, akuza të rënda mjekëve për korrupsion
Korrupsioni në shëndetësi është galopant dhe me përmasa skandaloze si vend unikal në të gjithë botën. Ky është konstatimi i bërë nga Konfederata Kombëtare e Sindikatave e cila në një material të dërguar enkas për gazetën SOT shkruan se disa ministra janë ndërruar të cilët jo vetëm nuk kanë bërë asnjë reformë sipas siglave të partive politike por e kanë
thelluar në mënyra të frikshme ryshfetin, falsifikimet, vjedhjet me tenderimet dhe emërimet. Sipas Konfederatës së Sindikatave të gjitha këto etiketime tregojnë në formë të hapur gjendjen reale tepër të vërtetë e cila është e thjeshtë për tu konstatuar. Mjafton të jesh në hall e të gjendesh papritur në korridoret e zhurmshme të QSUT-së apo në spitalet e tjera shtetërore dhe vë re se janë pasuruar mjekë të thjeshtë duke punuar dhe në privat e në shtet e me marifete të ndryshme kanë vënë pasuri të majme. Specialistë të çfarëdo lloji apo drejtorë drejtorish në MSH apo nëpër rrethe kanë arritur të vënë pasuri të tundshme dhe të patundshme me qindra milionëshe në bankat e vendit tonë dhe në shtetet fqinje. Ndërkohë që pagat e mjekëve nuk e justifikojnë këtë gjë dhe është e pamundur që këto pasuri të vihen me profesionin si mjek. Vilat në mbarë vendin që etiketohen se janë të mjekëve e drejtorëve të spitaleve por edhe makinat luksoze që janë të parkuara mu në mes të QSUT-së është absurde të mendohen e të besosh se kjo pasuri të vihet me rrogën 30-40.000 lekësh(te reja ) Shumë diskutime dhe premtime pompoze po bëhet nëpër daljet e shpeshta e urdhrat pa kriter të Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili. Sipas tij gjoja po bëhet reformë e kërcënime të tjera të kota për masat ekstreme që do të merren për abuzuesit. Por rezultatet janë tepër të dukshme kur përditë dënohet korrupsioni nga pacientët dhe asnjë masë nuk është ndërmarë nga Ministri Vasili.
Masat
Sipas Konfederatës së Sindikatave më datën 19.11.2009 në disa media te shkruara trumbetohej me të madhe dhe me lëvdata se janë dënuar nga MSH dhe ISKSH se 260 mjekë që kanë shkelur protokollin e dhënies së barnave duke shkaktuar dëm ekonomik. Sigurisht çdëmtimi duhej bërë edhe pse ilaçet janë konsumuar nga pensionistët dhe invalidët. Por kurrsesi Instituti i Sigurimeve Kombëtare Shëndetësore por edhe Ministria e Shëndetësisë nuk mund të justifikojë gjendjen mizerabël të shërbimit shëndetësor. Në të gjithë botën gjithë kombet mjekun e respektojnë për misionin e tyre humanitar. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Elvana Hanës të ISKSH-së të mos merret shumë me mjekët e familjes që dihet sesa e kanë rrogën dhe ekonominë, që ecin dhjetëra kilometra me sakrifica të jashtëzakonshme për të shkuar në punë pa mjet e nevojshme por të kthejë kokën në radhë të pare tek Specialistët bosë tek profesorët tanë të nderuar që nuk kanë lënë vend të republikës pa hapur klinikat e tyre ku cmimet janë të stratosferë e me lloje te ndryshme marifetesh, ku i detyrojnë pacientët e tyre që nga spitalet shtetërore të shkojnë tek klinikat luksoze ku fitimet për bosët janë fantastike. Në radhë të dytë të kthejnë vëmendjen tek spitalet tona që janë në kushte skandaloze si për nga aspekti i higjienës, shërbimit e ryshfeteve. Ministri dhe vartësit e tij të kthejnë vështrimin gjithashtu edhe nga maternitetet tona ku ka vetëm abuzime, e në rastin e fundit ku në një ndër Maternitetetet e Tiranës ju merrej ryshfet grave shtatzëna dhe askush nuk e justifikon dot këtë fakt as Ministri dhe as drejtorët e korruptuar te spitaleve tona.
Të merr frika të shkosh në dyert e kirurgjisë. Dy ankesa nuk mund të bësh dot tek specialistët për shëndetin pa para në dorë. Po këto zoti Ministër punojnë në shtet(të cilin e përdorin shpesh si urë kalimi duke marrë aparaturat dhe ilaçet)dhe gjithashtu kanë aktivitet privat si klinika apo të tjera aktivitete që kanë rrethuar spitalet duke ju thithur gjakun popullit si shushunjat , me farmacitë, laboratorët, Rëntgenin, EKOT Nga më modernet që i kanë blerë me paratë e rrogës së tyre. Një tjetër pikë e korrupsionit është edhe fakti se vazhdon të vidhet me shërbimin dentar nga 0-18 vjeç me materialet e shtetit gjoja falas për nxënësit. Por çuditë vazhdojnë. Farmacitë tona janë kthyer në dyqane fruta-perimesh ku mund të marrësh çdo lloj ilaçesh pa recetë. Më keq akoma kur në farmacitë që kanë mbirë rrugëve si kërpudha punojnë njerëz inkopetentë pa arsim përkatëse. Nuk pyet njeri për librezën e shëndetit (Një pensionist në laboratorin shtetëror Tiranë kur i tha laborantes që jam pensionist pse duhet të paguaj, ajo u përgjigj me ton të lartë Merri analizat të kanë dalë normale dhe kjo është konstatuar pa ja bërë fare në moment dhe ky është krim si nga ana profesionale por edhe nga njerëzore.
Mjekët, shërbim pacientit vetëm me para nën dorë
Në rastet kur një pacient nuk mund ta kuptojë kontekstin e rryshfeteve pasojat janë të paparashikueshme deri në lënin mbas dore të pacientit edhe në rastet kur ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Vetë pacientët në QSUT në disa prej pavijoneve të ndryshme të spitalit numër 1 ku kurohen të gjitha sëmundjet e brendshme kanë deklaruar se mjekët janë totalisht të pavëmendshëm në rastet kur pacientët nuk ju japin para nën dorë. Kemi 10 ditë këtu dhe është skandal i madh dhe turp për mjekësinë tonë që mjekët përgjegjës të vijnë e të shohin vetëm në rastet kur ju jep para, madje nëse i lë ndonjë ditë pa ryshfet refuzojnë të takojnë e të nxjerrin gjithfarë pretekstesh tha dje për gazetën një qytetar nga Tirana i afër i një prej pacientëve në gjëndja të vështirë për jetën. Sipas këtij qytetari gjëndja në spitale është tejet anormale pasi mjekë e pacientë duken sikur nuk kryejnë asnjë veprim pa marrë para nën dorë. Ndërkohë një tjetër paciente e shtruar që prej tre javësh pohon se ditën e parë të shtrimit i ka dorëzuar një prej mjekëve plot 150 mijë lekë të vjetra me arsyen se shërbimi ndaj saj do të ishte i mirë. Më pas për disa ditë rresht shërbimi ishte vërtet i kujdesshëm dhe pothuajse i gjithë stafi i pavijonit ishte në gatishmëri të plotë por pasi kaloi një javë kjo paciente u harrua madje mjeku që e kishte marrë përsipër e që kishte pranuar ryshfetin e pacientes pa e bërë dysh fjalën e saj nuk vinte më fare në dhomë për të parë ecurinë e të sëmurës. Në fillim kur erdha me rekomandimin e mjekut të familjes ai më tha që jepi ndonjë kafe shefit, dhe kështu veprova, ditët e para më dukej sikur i gjithë pavijoni u ngrit në këmbë pasi kujdesia ishte e paimagjinueshme më pas ngaqë nuk i dhashë më para as mjekut as infermiereve pothuajse më harruan fare, madje në disa raste infermieret bërtisnin e më vononin dhe mjeku më shmangej e më nxirrte pretekste të kota tha dje për gazetën një prej pacienteve të shtruara në spitalin e sëmundjeve të brendshme. Ndërkohë një tjetër pacient tregon për gazetën se vetëm ngaqë nuk i kishte ofruar para mjekëve ka qëndruar mesnatën e djeshme gati për 8 orë në një shtrat të sajuar në dhomën e infermiereve dhe e ka marrë serumin aty në pritje të një krevati në një nga dhomat ku duhet të qëndrojnë të sëmurët. Në disa prej deklaratave të Ministrit Vasili por edhe në daljet e shpeshta të drejtorisë së QSUT-së është luftuar dhënia e ryshfetit dhe ky veprim është cilësuar si një ndër problemet që është në reduktim nga politikat që është duke ndjekur sistemi shëndetësor. Por gjithkush prej nesh është koshient duke parë se për çdo veprim që kryejmë në spitalet apo poliklinikat shtetërore duhet patjetër të fusim dorën në xhep. Nuk janë të pakta edhe rastet kur në pamundësi të dhënies së ryshfetit nga ana e pacientëve infermieret apo edhe vetë mjekët kanë neglizhuar në punën e tyre.
Shërbimi Dentar në shkolla, mjekët i përdorin aparaturat edhe në klinika
Sipas Konfederatës së Sindikatave në shërbimin dentar po bëhen vjedhje skandaloze pa doganë në mes të ditës. Ministria e Shëndetësisë po i stimulon vetë mjekët e infermieret kudo në të gjitha institucionet shëndetësore shtetëro