E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia e Sigurimit të Depozitave: Rritet besimi i publikut në sistemin bankar

TIRANË- Rriten depozitat në bankat e Shqipërisë, cka dëshmon besimin e qytetarëve shqiptarë te sistemi aktual bankar. Në raportin vjetor të paraqitur nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tregohet që gjatë vitit që lamë pas niveli i depozitave u rrit me 6.2%, krahasuar me vitin 2011.

“Depozitat në sistemin bankar në fund të vitit 2012, janë rritur me 6.2% krahasuar me vitin e kaluar, dhe me 19.7% krahasuar me vitin 2010. Ndërkohë, depozitat e individëve, të cilat zënë një pjesë shumë të konsiderueshme, në totalin e depozitave (për tu sqaruar zënë 18.6 % , përkundrejt6 totalit të depozitave të sistemit bankar) janë rritur me 8 %”, u shpreh, Tonin Gogu, Kreu i Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Kreu i Agjencia e Sigurimit te Depozitave, Tonin Gogu deklaroi se për vitin 2013 kjo agjenci ka 3 objektiva kryesore.

“Jemi në proces dhe shpresojmë të fillojmë së shpejti në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të automatizojmë gjithë procesin grumbullimit të të dhënave online. Do të rishikojmë dhe modernizojmë kuadrin ligjor dhe nënligjor, hartimi dhe zbatimi i një fushate të ndërgjegjësimit të publikut, mbetet për ne një nga prioritet kyce”, theksoi Gogu.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›